Ekzekutohet me breshëri plumbash anëtari i klanit të njohur mafioz në Budva, u qëllua teksa pinte kafe në lokal, ja se si miqtë e paralajmëruan

Një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“ është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.40, një natë më parë në Budva

Sipas mediave vendase raportohet se ka mbetur i vrarë Milic Minja Shakoviç, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar nga një person i veshur me këmishë të bardhë, teksa ishte i ulur në një lokal.

Sipas ‘Vijesti’, Shakoviç ishte ulur në një tavolinë në një lokal pranë shëtit, kur një burrë me këmishë të bardhë dhe kapele iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Për shkak të përplasjeve mes klanit mafioz Skaljar” dhe “Kavac”, Shakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, me makinë të blinduar dhe shoqërohej nga bodyguard.

Sipas policisë malazeze, Shakoviç ishte një anëtar i lartë i “klanit mafioz të Skaljar”, por edhe i një bande në Podgoricë. Shakoviç ka qenë edhe një herë shënjestër e një atentati dhe ka mundur të mbijetojë, por ky i fundit ishte fatal për të.

Më 8 shtator 2017, Shakoviç u qëllua me pesë plumba teksa ndodhej në një lokal në qendër të Podgoricës dhe po priste të merrte makinën nga lavazhi.

Miqtë e tij me të cilin po darkonin dhanë një deklaratë në polici ku thanë se kanë parë një burrë të dyshimtë që ka kaluar pranë tyre drejt Qytetit të Vjetër.

Shakoviç po darkonte me disa miq në lokalin "Korkovado". Ata ishin ulur në rreshtin e parë të sheshit.

Njëri prej miqëve e paralajmëroi Shakoviçin dhe i tha “shikoni këtë personin e dyshimtë”, pavarësisht kësaj Shakoviç nuk reagoi.

Menjëherë pas asaj që tha miku i tij, një burrë i dyshimtë u shfaq dhe u zhvendos nga drejtimi i Qytetit të Vjetër në tavolinën ku ishin ulur të gjithë.

Personi filloi të lëvizte me shpejtësi dhe iu afrua tavolinës, nxori një armë dhe e qëlloi Sakoviçin pas shpine në një distancë prej gjysmë metri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
“E parandaluam disa herë eliminimin e tij”, Abazoviç reagon për vrasjen e mafiozit malazez

1655315317_Screenshot9.jpg

Policia malazeze e ka parandaluar disa herë vrasjen e Sakoviç. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic për ekzekutimin e mafiozit Miliç Sakoviç.

 “Ai person vendosi të relaksohej, edhe pse ai jetonte mjaft e izoluar. Mbrëmë kishim atë që kishim. Qytetarët duhet ta dinë se nuk do ta heqim qafe kartelin ashtu, ne kemi hyrë në vatrën e krimit dhe disa nga ata kriminelë kanë pasur mbështetjen e Drejtorisë së Policisë, janë njerëz të famshëm, disa janë proceduar dhe pres që disa të jenë po ashtu të proceduar,” tha ai.

Ora 16:10
Vrasja në Budva, 'Shikoje atë personin e dyshimtë', paralajmërimi që i bëri shoku anëtarit të klanit të njohur mafioz

Një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“ është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.40, një natë më parë në Budva, ku mbeti i vrarë Milic Minja Shakoviç, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar nga një person i veshur me këmishë të bardhë, teksa ishte i ulur në një lokal.

Miqtë e tij me të cilin po darkonin dhanë një deklaratë në polici ku thanë se kanë parë një burrë të dyshimtë që ka kaluar pranë tyre drejt Qytetit të Vjetër.

Shakoviç po darkonte me disa miq në lokalin "Korkovado". Ata ishin ulur në rreshtin e parë të sheshit.

Njëri prej miqëve e paralajmëroi Shakoviçin dhe i tha “shikoni këtë personin e dyshimtë”, pavarësisht kësaj Shakoviç nuk reagoi.

Menjëherë pas asaj që tha miku i tij, një burrë i dyshimtë u shfaq dhe u zhvendos nga drejtimi i Qytetit të Vjetër në tavolinën ku ishin ulur të gjithë.

Personi filloi të lëvizte me shpejtësi dhe iu afrua tavolinës, nxori një armë dhe e qëlloi Shakoviçin pas shpine në një distancë prej gjysmë metri.

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 19/06/2022 14:20

    ”E parandaluam disa herë, por më në fund e likvidan vet sepse nuk na duhet më”. Kështu vepron edhe Shqipëria, por edhe në Serbi kjo praktik ështé që nga koha e Millosheviqit…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet