Yuval Raphael është artistja 24-vjeçare që do të përfaqësojë Izraelit në festivalin evropian të këngës Eurovision 2025, që do të mbahet në Zvicër në maj të këtij viti.
24-vjeçarja është një nga të personat që i mbijetuan sulmit të 7 Tetorit në 2023 nga Hamasi, citon BBC, duke nënvizuar se ajo ndodhej në festivalin muzikor Nova kur sulmuesit e Hamasit vranë 360 të rinj pjesëmarrës në festë dhe morën peng 40 të tjerë.
Këngëtarja ka thënë se mbijetoi duke u fshehur nën trupat e pajetë brenda një strehe për tetë orë.
“Nuk mund ta shpjegoj se sa e emocionuar dhe sa gati jam! Faleminderit që më bëtë këtë nder të madh dhe më besuat të përfaqësoj vendin tim në skenën e madhe të Eurovisionit në Zvicër”, u shpreh ajo pasi u shpall fituese për të përfaqësuar Izraelin ne Eurovision
Kënga e saj zyrtare do të zbulohet në javët e ardhshme nga transmetuesi publik izraelit Kan, sipas faqes së internetit të Eurovision Song Contest.