I mbijetuari nxirret nga rrënojat 167 orë pas tërmetit që goditi Turqinë, punonjësit e shpëtimit garojnë me kohën

I mbijetuari nxirret nga rrënojat 167 orë pas tërmetit që goditi Turqinë, punonjësit e shpëtimit garojnë me kohën

Pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga rrënojat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Burri shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon.

Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, ekipet janë ende duke nxituar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë gjallë nën rrënoja, edhe se agjencitë e ndihmës dhe autoritetet paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pamundura.

Më herët të dielën, një grua 55-vjeçare u nxor nga rrënojat pas 159 orësh varrosje, ndërsa një grua 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar në atë që nipi i saj e përshkroi si një zgavër rreth 30-40 centimetra i gjerë, sipas CNN.

Dy persona, një burrë 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë u shpëtuan gjithashtu në Hatay.  Burri u shpëtua pasi ekipet e shpëtimit dëgjuan zhurma poshtë rrënojave.

Të paktën 41 persona u shpëtuan nga nën rrënojat në Turqi ditën e djeshme sipas mediave të huaja.


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, thellohet bilanci i viktimave mbi 37 mijë të vdekur, BE ofron mbështetje shtesë për të mbijetuarit


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë