'I mbuluar me gjak...gruaja bërtiste dëshpërimisht’, ekzekutohet në sy të familjes 36-vjeçari kosovar në Londër

'I mbuluar me gjak...gruaja bërtiste dëshpërimisht’, ekzekutohet në sy të familjes 36-vjeçari kosovar në Londër

Një shqiptar i moshës 36-vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri para syve të familjes së tij në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave angleze shqiptari i vrarë është Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36-vjeç, i cili u qëllua ditën e djeshme para shtëpisë së tij 1.5 milion paund teksa kthej nga një festë. Ndërkohë autori është parë teksa largohej nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga policia.

Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.

Sipas “Daily Mail”, Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë në prezencë të tyre.

Mediat kosovare bëjnë me dije se iu riu i vrarë është me origjinë nga Kosova dhe kishte nështetësi suedeze.  I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është po ashtu vëllai i modeles me origjinë nga Kosova Misse Beqiri. Ajo u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.

Njerëzit që jetojnë pranë vendit të ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna të shoqëruara nga ulërimat e një gruaje që bërtiste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.

Vittoria Amati, 60 vjeçe, tha që kishte dëgjuar krisma armësh nga “tetë deri në 10” të shtëna të njëpasnjëshme.

"Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Unë dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ta mbijetonte. Ju nuk e keni idenë se sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij.” tha e moshuara.


//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 26/12/2019 22:53

    As nje ven te botes sje i sigurte.

    Përgjigju
  • Vari. k..: 26/12/2019 22:47

    Ngushellime Families gjyna.. Ndersa ky qe vdiq,,,mbase mesohet ne Jeten tjeter sillet me mire..

    Përgjigju
  • Tirona 01: 26/12/2019 21:53

    Me sa lexova ky djali paska qene shok me Burrin e nje doktoreshe e cila u vra para pak kohesh ne Malmö per shkak te pislleqeve qe kishte bere burri saj. Me cfare duket edhe ky paska qene i perzier ne grabitjen qe u bo ne danimark dhe i dyshuar ishte burri kesaj doktoreshes.

    Përgjigju
    • 999: 28/12/2019 21:49

      Gjynaf kur e han gruaja e familjaret qe skane asnjelloj faji

    • 666: 26/12/2019 22:49

      Po normal qe ky tipi ska qen dhe aq I paster jo,se njeri kot nk te vret e aq me teper ne sy te familjes.se ku I gjeti ai gjith ato lek qe kishte marr shpi 1.5 milion pound.e kur e kruan shume normal qe kjo te pret.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës