I mbyllin kazinonë, pronari
kërcënon të hidhet nga pallati

I mbyllin kazinonë, pronari<br />kërcënon të hidhet nga pallati
TIRANË - Pronari i një kazinoje ka telefonuar në Policinë e Tiranë duke njoftuar se, do të hidhej nga kati i 5-të në një pallat në rrugën “Abdyl Frashëri”, pranë rreth rrotullimit tek sheshi “Uillson”.

Armando Cenaj, pronar i kazinosë me emrin “Simban sh.a”,ka deklaruar për median se, që nga viti 2002, aktiviteti i tij ka funksionuar me të gjitha dokumentet e rregullta.

Sipas gazetarit të A1 Report, Arsen Rusta, ka qenë një telefonatë në sallën operative të Policisë së Tiranës që ka njoftuar për ngjarjen. Por pas disa minutash, telefonuesi, Cenaj ka zbritur nga vendi ku po qëndronte, duke mos marrë veprime të tjera.

Duke folur për median, pronari i kazinosë “Simban”, në zonën e ish-bllokut, Armando Cenaj,  ka deklaruar se, gjatë natës në kazinonë e tij vinin forca të policisë së rendit dhe bënin presion.

“Unë kërkoj të drejtën time”, tha Cenaj. Sipas tij, në momentin kur ka hapur licencën taksat që ai paguante ka qenë 40 %.
“Di që ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Unë nuk kam të bëj asgjë me lejet e reja. Rreth e rreth kazinosë time kanë qenë më shumë se 1 mijë kompjutera pa leje”, ka bërë të ditur Cenaj.

Ky i fundit, ka deklaruar se, denoncimin në lidhje me këtë gjë e ka denoncuar që në vitin 2010 kur i ka bërë një letër kryeministrit Sali Berisha.

“Këtë fakt e kam denoncuar që në 18 qershorin e vitit 2010, kur i kam bërë një letër kryeministrit Sali Berisha. Por pas denoncimit mua më është mbyllur aktiviteti”, tha Cenaj.

“Kompjuterat e mij, janë të certefikuar. Unë do kërkoj drejtësinë time, ndryshe unë do të bëj të pamundurën pasi unë kam paguar tatime. Që nga ky moment bashkë me avokatin do shkoj në gjykatë për të kërkuar të drejtën time”, ka përfunduar fjalën e tij para medias, pronari i kazinosë, Armando Cenaj.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë