I meshkujve apo i femrave? Studiuesit tregojnë se truri i kujt është më aktiv
Sipas studimeve të kryera truri i femrave është më aktiv se ai i meshkujve. Kjo justifikon edhe faktin që femrat janë më të ndjeshme, flasin me tëpër dhe janë më të pritura për të vuajtur nga depresioni.
Foto Ilustruese
Truri është pjesa komanduese e trupit të njeriut dhe aty fillon gjithçka. Sipas një studimi të fundit, truri i femrave është më aktiv në shumë zona sesa truri i meshkujve. Kjo shpjegon edhe faktin se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia, çrregullimet e ushqimit dhe Alzheimeri.
Sipas BBC, studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ku janë krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe kanë analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës. Studimi i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.
Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre moshat kur truri plaket më shpejt
7 Janar, 15:39
-
Si vendos truri ynë se kur duhet të besojmë ose jo?
16 Dhjetor 2024, 17:15
-
Pse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin tuaj?
1 Dhjetor 2024, 16:16
-
Keni probleme me përqendrimin? Këto ushqime do t'ju ndihmojnë
13 Nëntor 2024, 18:26
-
Armiqtë kryesorë të trurit, faktorët që dëmtojnë funksionin mendor
29 Tetor 2024, 15:27
-
Gjumi jo i mirë! Studimi: Truri është 3 vite më i plakur për 40-vjeçarët që flenë keq
26 Tetor 2024, 16:29
-
A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit, çfarë duhet të dini
20 Gusht 2024, 16:08
-
Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore
31 Korrik 2024, 15:55
-
Këto janë erëzat më të mira që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e trurit
19 Qershor 2024, 12:54
-
Ky është fruti që lufton lufton Alzheimerin dhe ndikon në shëndetin e trurit
12 Qershor 2024, 15:26
-
Kjo është vitamina që mban trurin e ri dhe të shëndetshëm
9 Qershor 2024, 17:04
-
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
18 Maj 2024, 16:57