Një aksident është shënuar në orët e mesditës së sotme në Burrel. Një 13-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, i mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe pritet të dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Aksidenti ka ndodhur në aksin Burrel- Klos, në zonën e quajtur si "Livadhi i Madh".

d.c./shqiptarja.com