TIRANË – Një i mitur ka terrorizuar lagjen e tij në Allias të Tiranës duke qëlluar disa herë në ajër me armë automatike, në krehërin e të cilit kishte 30 fishekë. Policia e kryeqytetit arrestoi në flagrancë 13-vjeçarin me inicialet K.C por për shkak të moshës së mitur dhe për shkak të ligjit, disa orë më vonë e liroi për të nisur ndaj tij procedimin në gjendje të lirë.
Banorët e lagjes kishin bërë më parë dhe denoncim në polici për 13-vjeçarin pasi ishte problematik në zonë. Katër muajt e fundit i mituri është ndaluar disa herë nga policia, por edhe në këto raste për shkak të moshës është proceduar në gjendje të lirë. Gjatë arrestimit policia ka mundur t’i sekuestrojë armën automatik model 56 si dhe një krëhër me 30 fishekë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com