I mohohet kërkesa për azil, e pabesueshme çfarë bën francezja për familjen shqiptare
Një familjeje shqiptare i është refuzuar kërkesa për azil në Francë. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Mirëpo, një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bën ftesë për t`i ndihmuar familjes me dy fëmijë.
Francezja
Në Gap të Francës, një familjes shqiptare i është refuzuar kërkesa për azil. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Mirëpo, një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bën ftesë për t`i ndihmuar familjes me dy fëmijë të moshës 8 e 10-vjeçare.
Shtetasja franceze Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare. Tani tre ditë me radhë, kjo banore e Gapit e ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare. Ajo që është më keq, francezja fle në divanin e sallonit. “Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”, përcjell Albinfo.ch.
Më tej ajo spjegon se çifti fle nën ndriçimin e dritave pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira.
Çifti i cili ka kërcënime nga mafia në Shqipëri, ka parashtruar kërkesë për azil, njofton më tej Albinfo.ch. Mirëpo, ajo iu refuzua. Pa Michèle, familja do të mbetej në rrugë. “Më parë, ka ekzistuar mundësia për të thirrë numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë”, thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës, e cila vazhdon: “Na kanë thënë se nuk janë të `prekshëm`, por çfarë do të thotë `i prekshëm` kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të holla?”
Familja do të vazhdojë përpjekjet e saj. Megjithatë, shqiptarët përbëjnë nacionalitetin e parë në vitin 2017 që ka parashtruar kërkesa për azil në Francë. Në këtë vend me vështirësi të mëdha ekonomike, i cili është vlerësuar si vend me prejardhje të sigurt, shqiptarët shumë pak e kanë të rregulluar jetën.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyfishohen aplikimet për azil në janar-shkurt 2022, Franca destinacioni më i preferuar
26 Maj 2022, 08:24
-
Vishet me mister tragjedia! Kush e vrau familjen shqiptare Greqi?! Fëmija i tretë që i gjeti të vdekur lutej për ndihmë me vëllain e vogël në krahë! Autori tentoi të zhdukë kufomat
3 Mars 2022, 09:27
-
E rëndë, vriten në Greqi 4 anëtarë të një familje shqiptare! U gjetën të masakruar nga fëmija i madh, dy të miturit me shenja në fyt
2 Mars 2022, 21:46
-
'Fenomeni Aldi Rama', familja shqiptare 'ka dalë nga binarët'! Debati në Report Tv, sociologu: Krimi 'rinor' alarmant! Avokati: Pas divorcit, disa prindër braktisin fëmijët
1 Tetor 2021, 13:32
-
Merr fund pas 2 dekadash dhuna dhe abuzimi seksual në familjen shqiptare në Itali pas denoncimit të 29-vjeçares: Kemi qenë vetëm 4 vjeç kur babai na përdhunonte
25 Qershor 2021, 08:43
-
Greqi, shqiptari 45-vjeçar përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh! Arrestohet pas denoncimit nga 17-vjeçarja
7 Maj 2021, 09:06
-
E zhdukur prej kohësh e reja me origjinë shqiptare në Greqi, hetuesi: Nga emaili i saj, dikush ka fshirë të dhëna të dobishme për zbulimin e ngjarjes
20 Mars 2021, 16:48
-
‘Kam qarë aq shumë, sa nuk kam më lot për të derdhur’, familja shqiptare në SHBA po përballet me dëbimin: Nuk kërkojmë shtetësinë, vetëm të qëndrojmë legalisht
18 Mars 2021, 14:04
-
E zhdukur prej kohësh e reja me origjinë shqiptare në Greqi/ Rrëfehet vëllai: Nëna ime qan çdo ditë, ne po përjetojmë një makth
22 Janar 2021, 12:24
-
E mitura shqiptare e zhdukur prej javësh në Greqi/ Avokati: Po mbahet pa dëshirë nga 2 burra
5 Janar 2021, 11:32
-
U kthyen nga pushimet në Shqipëri, 4 pjestarë të një familje shqiptare pozitiv me COVID në Itali! Të gjithë asimptomatikë
23 Gusht 2020, 10:03
-
Riatdhesohen 109 shqiptarë në Rinas, iu refuzua kërkesa e azilit në Francë
24 Korrik 2020, 17:30
Si U bom per sevap gjith anej apo per gjynaf edhe pse per kapriçot e politikejve qe kta mos e bofshin Piken e hajrit ! Edhe e quajn vend I sigurt I origjines edhe Kur vje puna per te hyre ne Europe thon Si plotesoni 15 kushte apo .......... .se kuptoj sigurin e vendit te origjines 1) Nje vend ku akoma Rrifen dhe vriten rob pse me shef 2) krimit dhe grabitjet jan shtuar ne mase ka pas edhe fatalitete 3) cmimet dhe taksat jan aq te larta sa ti duhet te merresh vetem me droge per te mbijetuar 4) kan fillu I bojn veting edhe Nje polici te thjesht dhe vet lundrojn ne pasuri dhe nuk ju thot kush nga ju erdhi 5) shtet qe vetem fjalen ka shtet se nuk e çan koken per shtetaret e vet Etj etc ........... . Sot esht tamom thenia e Pashko Vases . O moj shqipni e mjera Shqipni , posht ke ra me ket kusari , ke per ty bo prap ZONjE e rend kur kta politikane mos te jen ne kam ( kembe )
Përgjigju