I mori 13 mijë € bashkëqytetarit për ta çuar në Angli dhe ja mbathi drejt Italisë, kapet mashtruesi

I mori 13 mijë € bashkëqytetarit për ta çuar në Angli dhe ja mbathi drejt Italisë, kapet mashtruesi

Policia e Korçës

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar nga Policia e Korçës. Në pranga ka rënë shtetasi Eredo Beluli, banues në Ersekë, i cili ishte dënuar në vitin 2013 me 4 vite burg, pasi kishte mashtruar një bashkëqytetar se do ta çonte në Angli, duke i marrë 13 mijë euro.

31-vjeçari Beluli është kthyer deportiv nga Italia, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, prej ku ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 08.06.2018, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit për ndalimin e shtetasit në kërkim:

Eredo Beluli, 31 vjeç, banues në Ersekë. Shtetasi i mësipërm është kthyer deportiv nga Italia, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të formës së prerë nr 201 datë 11.06.2013 e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në vitin 2013, Eredo Beluli, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shtetasi nga Erseka një shumë prej 13 mijë Euro duke i premtuar se do ta ndihmonte për të ikur në Angli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave