Avokati Besart Logu është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme pasi akuzohet se i mori 8 mijë euro një klienti për të ndikuar tek funksionarët e drejtësisë, në këmbim të daljes nga burgu.
Dënimi me burg i Logut është konvertuar me 2 vite e 8 muaj shërbim prove. Po ashtu, atij i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh.
Sipas hetimeve të SPAK, Logu i ka marrë më datë 13 dhjetor klientit të tij, Salvatore Castorina, duke i premtuar se do të ndikonte tek prokurori dhe do ta lironte nga burgu. Paratë i janë dorëzuar avokatit nëpërmjet një agjenti të infiltruar.
Salvatore Castorina është prangosur i akuzuar për veprat penale “Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente









