Gjykata e Apelit të Tiranës ka refuzuar kërkesën e sanitares Tire Alldervishi për lirimin nga burgu në seancën e zhvilluar ditën e sotme. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se ajo vijoi me pretendimet se është e infektuar me COVID dhe se nuk mund të prishë më asnjë punë nëse do të lirohej.
Sanitarja Tire Alldervishi u la në burg nga Gjykata e Tiranës për mashtrime me pasoja të rënda, një vendim që kjo e fundit Shefqet Ndroqi'.">e dërgoi në apel. Skandali i mashtrimit u denoncua fillimisht në emisionin investigativ "Stop" ku ka pasuar dhe me arrestimin e sanitares. Tire Alldervishi u hoq si infermie dhe i mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID e cila ishte shtruar në spitalin 'Shefqet Ndroqi'.
Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila humbi betejën me COVID pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, e cila denoncoi rastin. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat.
Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Sipas burimeve të siguruara për Report Tv, Tire Alldervishaj, rezulton përsëritëse dhe kishte një rrjet bashkëpunëtorësh jashtë spitalit që shenjestronin familjarët e të sëmurëve. Dyshimet e hetuesve janë se sanitarja në të shumtën e rasteve gënjente të familjarët se do kujdesej për pacientët, por në realitet merrte vetëm paratë.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Me drogë në makinë, theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 35-vjeçari
20 Janar, 11:55
-
E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)
19 Janar, 21:51
-
Tiranë/ Përndiqte një vajzë, arrestohet 37 vjeçari, tentoi t'i arratisej policisë dhe u hodh nga një lartësi
19 Janar, 15:08
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga (VIDEO)
15 Janar, 10:41
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
4 raste dhune në familje në Tiranë, 4 të arrestuar
5 Janar, 13:03