‘Tirja’ rrjet bashkëpunimi jashtë spitalit, shenjëstronin familjarët e pacientëve me COVID! Zbulohen bisedat... Priten arrestime të tjera

TIRANË- Tire Alldervishaj, sanitarja e arrestuar për mashtrim pasi mori 800 mijë lekë vajzës së një paceinteje të shtruar në COVID-2 rezulton përsëritëse dhe kishte një rrjet bashkëpunëtorësh jashtë spitalit që shenjestronin familjarët e të sëmurëve.

Është ky konkluzioni i hetimeve paraprake arritur nga prokuroria e Tiranës ku ekazaminimi i telefonit të Tires ka zbuluar të tjera biseda kompromentuese ku ajo kërkonte lekë nga të afërmit e pacientëve.

Sipas hetuesve, Tirja nuk e ka kryer e vetme këtë krim duke abuzuar dhe përfituar materialisht, por s'ka asnjë provë që implikon mjekët.

Dyshimet e hetuesve janë se sanitarja në të shumtën e rasteve gënjente të familjarët se do kujdesej për pacientët, por në realitet merrte vetëm paratë.

Për të hedhur dritë mbi këtë situatë të rëndë të denoncuar nga familjarët e pacientëve të shtruar te COVID-2 janë pyetur edhe disa mjekë të cilët kanë mohuar të kenë lidhje me sanitaren duke thënë se kanë zbatuar vetëm protokollin e mjekimit ndaj pacientëve dhe i kanë trajtuar ata njësoj.

Edhe pse hetimet ende janë në fazat paraprake, burime të rezervuara për ReportTv thanë se do të ketë të tjerë urdhër arrestesh pasi Tirja ka patur një rrjet bashkëpunëtorësh jashtë spitalit që identifikonin familjarët e më pas i kalonin numrin e sanitares.

E ndërsa ditën e nesërme, sanitarja do të kërkojë heqien e arrestit në Gjykatën e Apelit një tjetër rast është goditur nga policia. Bëhet fjalë për arrestimin e infermjeres Ronida Hysa 30 vjeç pasi rezulton se ka vjedhur paratë e një pacienti që ndërroi jetë në spitalin Infektiv, duke i marrë nga portofoli kartën e bankës dhe pinin e sigurisë.

Këto janë prangat e dyta brenda spitaleve COVID  që hedh policia e Tiranës për veprat penale vjedhje duke shëprdoruar detyrën dhe mashtrim me pasoja të rënda ndaj një infermjereje dhe një sanitare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës