TIRANË - Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me pasojë vdekjen e e të riut Imer Kotarja, 19 vjeç, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në Spitalin Ushtarak.

Burime nga Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, gjatë natës ka vënë në pranga Maliq Memën.

Ky i fundit akuzohet për “plagosje të rëndë me pasojë vdekjen” e 19-vjeçarit, ngjarje e ndodhur në Kamëz.

Sipas të dhënave nga policia, i riu ishte qëlluar me thikë pas një sherri për motive të dobëta me autorin e dyshuar.

19-vjeçari Kotarja ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dy ditë më pas ka ndërruar jetë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)