ITALI- Mendonte se po fliste në rrjetet sociale me një vajzë, madje i besoi aq shumë sa i dha fillimisht 13 mijë euro, pasi vajza, ose më saktë, 41-vjeçari shqiptar i rrëfehej se ishte në vështirësi ekonomike.

Kjo është një ngjarje e pa zakontë që i ka ndodhur një italiani në qytetin e Foggias , ndërsa në pranga ka rënë një 41-vjeçar i identifikuar si Ervin Sopi si dhe 2 të tjerë.

Në mesazhe, vajza e reja ( që ishte 41-vjeçari shqiptar) i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me gruan, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia. Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera.

Viktima e mashtrimit ishte një burrë nga provinca e Foggia-s. Burri tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare.

Pas denoncimit të tij, rasti u ndoq nga policia, e cila më pas ka arrestuar në Milano 41-vjeçarin Ervin Sopi, që mendohet se ishte organizatori i grupit me 3 persona që po merrnin pjesë në mashtrim.

Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tjerë u arrestuan në flagrancë, një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia. Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të mbledhur paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.