Inter luan nesër në shtëpi në 18:45 me Viktoria Plzen për ndeshjen e pestë në grupin C të Champions League. Përpara duelit, për mediet foli edhe mesfushori i Inter, armeni Henrik Mkhitaryan. Fantazisti u ndal edhe te rivaliteti me Asllanin për një vend në formacion, duke thënë se shqiptari i duhet ekipit pasi ka potencial të madh.
"Ti dhe Asllani për një vend në formacion? Zgjidhjen e mesme e gjeti trajneri, ai zgjedh ekipin: ne përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bëjmë më të mirën. Asllani ka një potencial të madh, për mendimin tim ai është një lojtar që ka një dëshirë të madhe për t'u përmirësuar, për të studiuar dhe ne gjithashtu mundohemi ta ndihmojmë atë, e dimë që kemi nevojë për të gjithë lojtarët, pavarësisht se kush luan, ne të gjithë duhet të nndihmojmë njëri-tjetrin", tha armeni.