I morën makinën një italiani, pranga të riut, në kërkim një tjetër në Tiranë (VIDEO)

Efektivë të komisariatit nr.2 në Tiranë arrestuan 27-vjecarin Endrit Sina, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

I riu u zbulua pas një operacioni teksa uniformat blu ishin vënë në lëvizje për bllokimin e makinës me të cilën ai udhëtonte. Mjetin në fjalë, tip Alfa Romeo, Sina e kishte blerë tek një 42 vjecar që në fakt ky i fundit e kishte marrë tek një shtetas italian nëpërmjet mashtrimit.

Pas kallëzimit të tij, policia nisi kontrollet, ku në rrugën “Bilal Golemi” mjeti u konstatua se drejtohej nga 27 vjecari.

Në ndjekje e sipër, Endrit Sina duke mos pasur asnjë mundësi për tu larguar ka hedhur nga xhami një pistiletë tip TT.

Pistoleta e 27-vjeçarit

 

Pas arrestimit, Sina ka treguar edhe emrin e personit ku kishte blerë mjerin, duke bërë që policia të shpallë në kërkim 40 vjecarin me iniciale E.P., i cili nëpërmjet mashtrimit kishte mundur ti merrte mjetin shtetasit italian.

Endrit Sina është një emër i njohur për policinë, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Vite më parë, ai qëlloi me armë zjarri një vajzë, gjatë kohës që kjo e fundit po konfliktohej me mikeshën e Sinës. Në atë kohë shkak i sherrit ishte bërja pis e murit në ambientet e punës së dy vajzave.

Makina e vjedhur ne pronësi të nje italiani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha vulën e PD-së Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri