Prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtin nr.22 në kryeqytet, që ndodhet përballë gjimnazit “Çajupi”, pas bllokut të spitaleve, dje janë detyruar që fëmijët e tyre t’i marrin sërish në shtëpi. Kjo pasi, në momentin që janë paraqitur në mëngjes, së bashku me fëmijët e tyre, u është njoftuar nga stafi i këtij kopshti, se Ujësjellësi u ka ndërprerë ujin e pijshëm dhe në këtë situatë ishte e pamundur që fëmijët të mund të qëndronin në ambientet e kopshtit, pasi si pasojë nuk mund të gatuhej as mëngjesi dhe as dreka. Prindërit që kanë denoncuar në “Shqiptarja.com”, na thonë se stafi i kopshtit i ka këshilluar që me gjithë këtë vapë të tmerrshme është më mirë që fëmijët t’i merrnin në shtëpi, se sa të qëndronin në kopsht, por nuk kanë refuzuar të mos i mbajnë fëmijët. “Sigurisht, që kur na thanë se nuk na ka prerë ujësjellësi ujin e pijshëm, dhe nuk do gatuhej as mëngjesi e as dreka ndaj do ishte më mirë që t’a mbaja në shtëpi sot djalin, unë nuk mund ta lija aty. Imagjinoni që në grupin e djalit tim janë mbi 40 fëmijë, çfarë mund të ndodhë sikur t’i linin të gjithë. E kam fjalën që kopshti qëndroi hapur, por vetëm sa për të thënë, sepse askush nuk rrezikon me fëmijën e tij në këtë vapë të tmerrshme dhe pa bukë”, - na thotë një prindër. Dhe si ky prindër kanë vepruar të gjithë ata që i dërgojnë fëmijët e tyre në kopshtit 22, të cilët janë detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre tek të afërmit, në mënyrë që të mund të shkonin vetë në punë. “Këto gjëra vetëm tek ne ndodhin. Mua mu desh të marr leje nga puna, pasi nuk kam ku ta lë fëmijën. Dhe askush nuk na kishte lajmëruar. Unë dola në mëngjes për punë, si gjithmonë më parë shkova te kopshti ku lë vajzën, por sot nuk kisha ku e lija se kopshti ishte i mbyllur. Pa ujë nuk mund të funksionojë një kopsht me 40 fëmijë në grup. Dhe m’u desh të kërkoja leje te puna, në kohën kur në të vërtetë duhet të isha në punë. Absurde. Dhe askush nuk e di se kur do të zgjidhet problemi”, - na thotë ajo e irrituar.
Problemi
Ajo që mësojmë nga stafi i këtij kopshti, gjithçka ka të bëjë me një përplasje mes dy minibashkive 3 dhe 4. Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, faturat e ujit të pijshëm për këtë kopsht kanë muaj që nuk janë paguar dhe Ujësjellësi, dje ka marrë vendimin që t’i ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm. Mësojmë se ky kopsht i përket njësisë bashkiake nr.4 , njësi nga e cila ka edhe varësi administrative, por është ndërtuar në territorin e njësisë nr.3. Pra, faturat e ujit dhe dritave i paguan njësia bashkiake nr.4. Por duket se ndryshimi i kreut të kësaj minibashkia, ka sjellë edhe ngecje të këtij procesi, dhe duket se derisa të zgjidhen çështjet burokratike mes dy njësive bashkiake, ata që do ta paguajnë koston do të jenë të vegjlit që e frekuentojnë këtë institucion të përkujdesit ndaj tyre.
/Shqiptarja.com