‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin

Një ditë pas arrestimit të Lulzim Berishës në Spanjë mediat vendase shkruajnë për ngjarjen.

“Imazhi i të arrestuarit në Alicante, është më tepër ai i një turisti që ka zgjedhur Costa Blanca si destinacion pushimi dhe jo i një ish-kreu të një bande kriminale, i dënuar për dhjetëra vrasje të kryera nga organizata e tij në Shqipëri”-shkruajnë mediat.

I kërkuari 52-vjeçar ra në pranga në një operacion të agjentëve spanjollë në plazhin “San Juan”, i cili në fakt shërbeu edhe si indicje për kodimin e tij. Atij iu gjetën dokumente bullgare të falsifikuara, me të cilat lëvizte pa u gjurmuar.

Mediat spanjolle shkruajnë se arrestimi nuk do të ishte kryer nëse policia shqiptare nuk do ta kishte lokalizuar më herët. Pas arrestimit në plazhin “San Juan” pranë qytetit të Alikantes, Lulzim Berisha u dërgua në Madrid për të tjera procedura. Këtë të premte pritet që Lulzim Berisha të dalë para gjykatës ku do të mbrohet nga 3 avokatë.

Mediat spanjolle, duke iu referuar burimeve thonë se Lulzim Berisha do të kundërshtojë ekstradimin në drejtim të Tiranës. Në vijim pritet të nisin procedurat për ekstradim, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Prokuroria e Posaçme dhe ajo e Durrësit pritet t’i dorëzojnë dosjet e plota për të cilat ai akuzohet Ministrisë së Drejtësisë, e cila pas përkthimit, përmes letërporosive ua dërgon autoriteteve spanjolle. Lulzim Berisha kërkohet të ekstradohet për përfundimit e dënimit prej 5 vitesh, i rikthyer nga Gjykata e Lartë dhe për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

Lulzim Berisha u arrestua këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”.    

 

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë