I nguli thikën të dashurës së burrit në Selanik, 25-vjeçarja shqiptare zbardh detajet: E gjeja me burrin tim të shtrirë në shtrat! Nuk doja

I nguli thikën të dashurës së burrit në Selanik, 25-vjeçarja shqiptare zbardh detajet: E gjeja me burrin tim të shtrirë në shtrat! Nuk doja

25-vjeçarja shqiptare e arrestuar dhe e plagosura

GREQI- Afërisisht rreth një javë më parë tentativa e një 25-vjeçare shqiptare për të vrarë me thikë Klean, një bashkëkombëse 27-vjeçare, pasi kjo e fundit ishte e dashura e bashkëshortit të saj ‘pushtoi’ mediat shqiptare dhe greke.

Protothema.gr ka zbardhur të gjithë dosjen nga ngjarja e përgjakshme, ku arsye e sulmit u bë lidhja që Klea kishte me bashkëshortin e Biankës

Detaje nga dëshmia e 25-vjeçares janë tronditëse, teksa ka rrëfyer se pak javë më parë i kanë shkulur flokët për shkak se e ka gjetur duke u puthur në shtrat me të shoqin, në një kohë që ai i kishte thënë se do shkonte për peshkim.

‘Unë jetoj në Greqi që nga viti 2004 dhe di të flas dhe të lexoj gjuhën greke. Në vitin 2012 u martova në Shqipëri dhe që atëherë jetoj me bashkëshortin tim në Pylaia. Së bashku kemi dy fëmijë. Një djalë tetë vjeç dhe një vajzë që sot është katër vjeçe. Bashkëshorti im kishte tetë vitet e fundit një lidhje me viktimën dhe këtë e dija sepse shumë herë e gjeja në shtëpinë time së bashku me burrin tim të shtrirë në shtrat.

Nuk i kam parë kurrë të bëjnë seks, përveç puthjeve. Gjatë gjithë këtyre viteve ajo jetoi me burrin tim. Disa herë gjatë tetë viteve të fundit kam folur me viktimën dhe prindërit e saj duke i thënë të ndërpresë marrëdhënien që ka me burrin tim. Gjithashtu disa nga këto herë i thashë dhe asaj që ta ndërpresë këtë marrëdhënie.

Në fakt, një herë i pashë dorë për dore dhe për këtë arsye i shkula flokët. Pavarësisht kësaj, ajo nuk e ndërpreu marrëdhënien që kishte me burrin tim dhe madje i fliste atij keq për mua, gjëra të cilat nuk ishin të vërteta. Ajo i thoshte bashkëshortit tim që po shkoj me burra të tjerë. Kjo ndodhi një muaj më parë kur burri më dëboi nga shtëpia dhe më mbajti dhe fëmijët. Që nga ajo ditë jetoj me nënën time në Kordelio të Selanikut.

Këtë muaj ajo kishte filluar të fliste keq për mua dhe tek të afërmit e mi. Kjo më zemëroi aq shumë sa vendosa ta gjeja dhe ta godisja me thikë për ta frikësuar. Nuk doja ta vrisja. Prandaj mora një thikë nga shtëpia, mora autobusin dhe shkova në Pylaia në shtëpinë ku ajo jeton dhe e gjeta jashtë shtëpisë. Unë iu afrova dhe i thashë “hajde flasin nga afër” dhe ajo iku duke thënë se nuk dëshiron të flasë. Më pas nxora një thikë që e kisha fshehur në sqetullën time të majtë dhe e godita me thikë tre herë, fillimisht dy herë në bark dhe më pas në shpatullën e majtë. Më vjen keq për veprimin tim sepse doja ta trembja në mënyrë që ajo të ndalonte së foluri keq për mua dhe të kërkonte falje.’- ”.- tha në dëshminë e saj Bianca, 25-vjeçarja shqiptare.

Në raportin e prokurorisë thuhet: “E  pandehura pranoi aktet që i atribuoheshin, të cilat ia referon xhelozisë, pasi pretendon se bashkëshorti i saj kishte një lidhje me viktimën, por ajo mohoi që ajo kishte për qëllim ta vriste dhe thjesht donte ta plagoste’.

Ndërkohë, edhe pse e goditur me thikë në bark e shpatull, Klea e ka falur shqiptaren pasi kjo e fundit ka dy fëmijë.

“Unë e fal sepse ka dy fëmijë”, thotë 27-vjeçarja, viktima e sulmit me thikë në Selanik .

Sipas 27-vjeçares së plagosur, ajo nuk ka dijeni për motivet e sulmit që ka marrë nga 25-vjeçarja. “Nuk e di pse e bëri këtë. Po ta kisha përballë do t'i kisha folur bukur, nuk e di si erdhi dhe më goditi me thikë. Unë do të bëja një bisedë të bukur me të dhe jo që ajo të vinte të më sulmonte”, theksoi ajo, duke treguar se është goditur me thikë në bark dhe në shpatull.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore