Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi është kthyer në makth për një vajze të re 27-vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin Arian Stafa, banues në Elbasan, i cili me mjetin e tij ka dëmtuar automjetin e shtetases Z. K., banuese po në Elbasan. Sipas uniformave blu, dëmtimin e mjetit 46-vjeçari dyshohet ta ketë bërë pasi e ka përndjekur vajzën gjatë gjithë ditës së djeshme.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik dhe 126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Përndjekja", “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 121/a/2, 150 dhe 278/2/3 të Kodit Penal.
elbasan
elbasan

d.c./shqiptarja.com