Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një koncert në Kinë kohët e fundit. Mirëpo jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej pasi disa fansa kanë përfunduar jashtë koncertit me dhunë.
E gjitha kjo situatë erdhi jo si pasojë e ndonjë ngacmimi, siç natyrshëm mund të mendoni. “The Guardian” shkruan se fansat mbanin në duar disa flamuj të cilët i përkasin komunitetit ‘LGBT’. Në Kinë, shfaqje të tilla përkrahjeje për këtë komunitet konsiderohen të paligjshme. Pas kësaj Dua ka shpërthyer në lot, por e vazhdoi koncertin.
Komento