NGA ESMERALDA KETA
TIRANË - Diplomat e fakultetit të Mjekësisë rrrezikojnë të mos njihen nga asnjë vend. Alarmi është dhënë nga dekani i Mjekësisë, Bajram Hysa, i cili ka deklaruar se ky institucion nuk është akredituar. Ndërsa kreu i qendrës Kombëtare të akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, ka deklaruar se vetëm 20 spitale, kryesisht private, kanë aplikuar për t'u akredituar.
 
Fakulteti i Mjekësisë në vendin tonë nuk është i akredituar sipas standardeve të vendeve të BE, gjë që rrezikon që edhe diplomat që ai lëshon të mos njihen. Alarmi është dhënë nga dekani i fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, në konferencën e 8 kombëtare të cilë2sisë dhe akreditimit të institcioneve shëndetësore.
 
Isuf Kalo, kreu i agjencisë kombëtare të aktredtimit të institucioneve shëndetësore në vendin tonë ka deklaruar se deri më tani vetëm 20 institucione shëndetësore kanë nisur procedurën e akreditimit. Shumica e tyre janë spitale private
 
Sistemit të akreditimit duhet ti nënshtrohen të gjithë spitalet, qendrat shëndetësore dhe klinikat stomatologjike, private edhe publike, në mënyrë që të certifikohet cilësia e shërbimit që ata ofrojnë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)