I paaftë të qeverisë, i
paaftë të ikë me nde

I paaftë të qeverisë, i <br />paaftë të ikë me nde
TIRANE - Kryeministri dje dhe njëri prej kanakarëve të tij sot, përsëritën se kanë hapur 200 mijë vende pune nga 2009 e këtej! Po çfarë thotë INSTAT-i që dihet mirë se është në varësinë e kryeministrit? INSTAT-i thotë se nga 2009 në 2012 kanë humbur 51 mijë vende pune.

Duke pasur parasysh se INSTAT-i është larg të vërtetës dhe pranë kryeministrit në çdo shifër që jep, rezultojnë dy gjëra.

E para që janë humbur të paktën 51 mijë vende pune sepse në realitet mund të jenë ende më shumë – 30 mijë vende pune kanë humbur vetëm fasonët dhe vetëm në fillimvitin e shkuar!

E dyta se as INSTAT-i nuk i afrohet dot më shumë se kaq kryeministrit në nevojën e tij për të fabrikuar gënjeshtrën e madhe se qeveria në këtë mandat të dytë ka rritur punësimin.

Ka një shifër tjetër spektakolare që e bën ende më të neveritshme gënjeshtrën e fabrikuar nga kryeministri. Shifra e të papunëve që deklaron INSTAT-i është 144 mijë vetë. Ndërsa shifra e të punësuarve përmes politikës së punësimit të qeverisë, për të nxjerrë nga rreshti shumëkilometrik i papunësisë të regjistruarit në zyrat e punës është vetëm 789!

Deri para pak kohësh kryeministri nuk guxonte të artikulonte ndonjë shifër të rritjes së punësimit. Fliste vetëm për disa mijëra vende të reja pune që sipas tij ishin të padukshme.

Por tani që koha për të ikur erdhi, ai nuk mund të mos provojë atë që dihet botërisht:

Eshtë i paaftë të ike me nder nga zyra.

*Shkrimi i publikuar në blogun e liderit të opozitës Edi Rama

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten