Kreu i ‘Kushtetueses’, s’ka fitues as pas votimit të dytë! Raundi i tretë me 20 shkurt! Nëse dështon, vendosin goglat
Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini
TIRANË- Goglat “do të vendosur” se kush do të jetë kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas raundit të parë, edhe raundi i dytë i mbajtur ditën e sotme ka dështuar. 3 kandidatet Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj kanë marrë nga 3 vota secila, pra vota të barabarta duke bërë që përzgjedhja të bëhet në raundin e tretë. Ky raund i fundit do të mbahet në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00 dhe nëse edhe në këtë rast nuk do të ketë një fitues, atëherë do të vendosë shorti.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese që votojnë për kreun e gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Dr. Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Prof. Dr. Marjana Semini, Holta Zaçaj.
Si zgjidhet kreu i ri i Kushtetueses
Kryetari/Kryetarja i/e Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.
Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese në për tre vite pushoi së funksionuari pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin. Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë u bë pak javë më parë kur Holta Zaçaj u betua para presidentit të Republikës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
54.8%
-
Kurti
38.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2037
Lajme të tjera
-
Pagat e Kushtetueses peng në Kuvend, vota e opozitës e ndarë! Tabaku kundër Bashës: Cenon pavarësinë e gjykatës
17 Shtator, 10:41
-
Fatmir Xhafaj dhe Oerd Bylykbashi kundër rritjes së pagës së gjyqtarëve të Kushtetueses:
12 Shtator, 13:59
-
Paditi koncesionin e Portit të Durrësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kompaninë gjermane EMS! Nuk i kalon për shqyrtim ankimimin
1 Gusht, 16:33
-
Drafti/ Propozohet rritja e pagave te ‘Gjykata Kushtetuesja’! 664 mijë lekë për gjyqtarët, 773 mijë për kryetarin! Ndryshojnë edhe rrogat e KPA, barazohen me ato të Gjykatës
14 Korrik, 14:34
-
Çështja ‘Butrinti’, Zhupa në ‘Kushtetuese’: Kërkova të thirren dëshmitarët, qeveria ka gënjyer UNESCO-n, ja kërkesat që parashtrova! Gjykata i pranon vetëm njërën
11 Korrik, 12:02
-
Godina e Gjykatës Kushtetuese do të rikonstruktohet, qeveria jep 35 milionë lekë nga fondi rezervë
5 Korrik, 15:24
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e bërë për pezullimin e ndërtimeve të Hidrocentralit të Skavicës
27 Qershor, 12:20
-
Kushtetuesja rrëzoi padinë e opozitës për Portin turistik të Durrësit, Meta: Gjykata u pozicionua në krahun e Rilindjes, shkelje e Kushtetutës
19 Qershor, 13:51
-
Kushtetuesja rrëzon padinë e opozitës për Portin turistik të Durrësit! Asnjë pengesë për projektin e marinës
16 Qershor, 17:00
-
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' rrëzon kërkesën e PD! Pronarët kanë të drejtën e parablerjes! Bardhi: Asnjë surprizë, i shantazhoi Rama
15 Qershor, 16:03
-
Shtyhet seanca në Kushtetuese për Butrintin! Zhupa: Gjykata të mbrojë identitetin kombëtar, nuk lejohet që fondacionet të administrojnë pasuri të UNESCO-s
15 Qershor, 10:14
-
Debat për Kosovën në Kuvend, Berisha kërkon mobilizim! ‘Butrinti’ në Kushtetuese, ish kryeministri: Aferë me Amerikanët
14 Qershor, 13:43
Ua pse nuk eshte Edi Rama kryetar i kesaj kushtetueses???
Përgjigju