Edhe pse kanë fituar vetëm 7 bashki në zgjedhjet e 14 Majit dhe më keq akoma në këshillat bashkiakë morën një rezultat edhe më të dobët, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e shikojnë as t'i shkojë ndër mend tërheqja apo mbajtja e përgjegjësive.Sot janë mbushur 6 vite nga 17 maji i famshëm i vitit 2017 , kur pati një marrë Rama–Basha,  Berisha dhe Meta duket se kanë zgjedhur të njëjtën gjuhë si ish lideri i PD për të justifikuar humbjet (edhe më të rënda se Lulzim Basha), ndërkohë që nuk harrojnë të thonë se ‘tani beteja fillon’. Sot ata patën në Seli takimin e tyre të parë pas zgjedhjeve dhe mesa duket koordinimi dhe dakordësia për qëndrimet edhe këtë herë ka qenë 100%. I pari për mediat pas takimit doli kryetari i Partisë së Lirisë. Ai tha se tashmë aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ do të fillojë të gjejë provat se pse nuk fitoi. Meta tha se do të dokumentohen shkeljet, për atë që e quajnë 'masakër zgjedhore'.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë Rama para se të niste ky proces. I gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar. Pavarësisht nga ky tjetërsim i bërë nga Edi Rama nën mbrojtjen e policisë së shtetit në përgjithësi diçka është e qartë, gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë”, tha Meta pas takimit me Berishën.

Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku se ‘a nuk duket kjo si deklarata e Bashës që thoshte tani nis lufta’, Meta u përgjigj se nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës. Tashmë është rikthyer pluralizmi politik në të gjitha këshillat bashkiake, nuk ka dorëzim apo kapitullim para mafies shtetërore.

“Ne do të luftojmë në emër të jo vetëm mbi 500 mijë shqiptarëve që në kushte terrori votuan me sakrifica të mëdha por edhe në emër të qindra mijërave të cilët u intimiduan. Do t’i shikoni të gjitha faktet.  Në rendin e ditës është dokumentimi gjithë kësaj masakre zgjedhore. Përgatitja e dokumentacionit edhe për institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës që vodhën 4 vjet për kaq vite s’do të kenë mundësi që të vjedhin më”, tha Meta.

Vetëm pak minuta pas Metës, doli në bashkëbisedim me gazetarit aleatët i tij Sali Berisha. Ashtu si edhe më parë Berishë nuk pranoi asnjë përgjegjësi por tha se zgjedhjet janë blerë nga Edi Rama, që sipas tij ka hedhur qindra milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota. Kulmi i shpërndarjes së euros sipas Berishës ka qenë në Shkodër. Përveç këtyre pretendimeve, ai thotë se edhe rritja e pagave apo bonusi i pensionistëve është bërë me qëllim për të ndikuar tek vota. Berisha ka shfrenuar fantazinë duke thënë se niveli i euros në vendin tonë ka rënë për shkak të fushatës elektorale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se ka mësuar nga burime kompetente se euro ka rënë pasi Rama ka këmbyer qindra milionë euro të cilat i ka përdorur për të blerë zgjedhjet. Sipas tij një votë është shitur deri në 500 euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Berisha shfrenon fantazinë: Burime kompetente më thonë se euro ra prej fushatës elektorale, Rama e bleu një votë 500 euro

1684324391_berisha.jpg

Sali Berisha i ndodhur përballë humbjes se thellë të 14 majit ka shfrenuar fantazinë duke thënë se niveli i euros në vendin tonë ka rënë për shkak të fushatës elektorale. Në një dalje për mediat, Berisha tha se ka mësuar nga burime kompetente se euro ka rënë pasi Rama ka këmbyer qindra milionë euro të cilat i ka përdorur për të blerë zgjedhjet. Sipas tij një votë është shitur deri në 500 euro.

“Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë haptas votën, janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt blerjen e të drejtës së votës. Në këtë rast kriminelët elektoralë paguajnë qytetarin që të mos ushtrojë të drejtën e votës. Në rastin tjetër ata paguajnë qytetarin për të votuar kandidatin socialist. Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Është shumë e vështirë të gjendet, por ndoshta kurrë nuk mësohet. Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik”, tha Berisha.

 

Ora 13:39
‘A nuk mendoni se pas 32 vitesh shqiptarët janë lodhur me ju’ përgjigjet Berisha: Këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen e votës

 

Sali Berisha, i cili pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit, thotë se forca të huaja e vendase kishin si qëllim asgjësimin e opozitës. I pyetur nëse është ai shkaku, pasi ka 32 vite në politike dhe qytetarët janë lodhur e nuk frymëzohen më nga ai, Berisha tha se këto janë teza të atyre që duan të justifikojnë blerjen e votës.

‘Janë tezat të atyre që duna të justifikojnë blerjen masive të votës. Por nëse do të bëj një analizë, po them cila është e vërteta, e vërteta është një përpjekje antiligjore antikushtetuese për të asgjësuar me çdo kush opozitën e vërtetë. Kjo është me fakte me vendime kjo nuk është një shpikje e imja. PD forca kryesore opozitare u fut në zgjedhje pa logo dhe emri i kryetarit të koalicionit u refuzua në mënyrë staliste. Kishin si qëllim zhdukjen e kalisja opozite. Dështuan me turpin më të madh vendas apo të huaj që të zhdukin opozitën.

Përpjekja ishte për të asgjësuar opozitën. Opozita dëshmoi se është e paasgjësueshme. Opozita sot është në këmbë e vendosur që të qëndroj për interesat e shqiptarëve. Kemi një statut në parti, ka njerëz që keqkuptojnë. Statuti i partisë do të zbatohet pikë për pikë. Unë kam bërë një betim më 1991 dhe kam thënë se në zgjedhjet para të lira që do të humbas unë iki nga politika. Në rastin e parë siç ishte në 2013 ka ikur. Ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveçse nga votat e demokratëve, para krimit monstruoz qeveritar. Ata që rrinë nëpër ekrane rrahin ujë në tavan. Ata që gëzohen janë mjerimi. Ne po mbrojmë votën e shqiptarëve.’- tha Berisha.

Ora 13:29
Berisha asnjë përgjegjësi për humbjen: Zgjedhjet i bleu Rama, ka hedhur qindra milionë euro për blerjen e votës! Kulmi ka qenë në Shkodër

 

Sali Berisha nuk pranon asnjë përgjegjësi për humbjen drastike në zgjedhjet e 14 majit. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se zgjedhjet janë blerë nga Edi Rama, që sipas tij ka hedhur qindra milionë euro në fushatë elektorale për të blerë vota. Kulmi i shpërndarjes së euros sipas Berishës ka qenë në Shkodër. Përveç këtyre pretendimeve, ai thotë se edhe rritja e pagave apo bonusi i pensionistëve është bërë me qëllim për të ndikuar tek vota.

Edi Rama pasi shpalli një kinezëri në kuadrin ligjor, u vërsul me të gjitha pushtet e narkoshtetit të rrëmbente votën e shqiptarëve me qëllim për të blerë haptazi apo influencuar votën në dhunim të kodit elektoral, qeveria si kurrë ndonjëherë më parë shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensioniste me bonus 5 mijë lekë e barabartë kjo me shumë 33 mln euro. Me qëllim blerjen haptazi pasi ndikimin e votës qeveria si kurrë më parë rriti rrogat në mes të fushatës elektorale për afro 200 mijë punonjës me qëllim ndikimin ose blerjen e votës 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës të përkohshëm. Vetëm në Peshkopi 400mln lekë për individë me aftësi ndryshe. Fondi i ndihmës ekonomike dhe pagesat për ndihmat ekonomike u rriten me 900 mln lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitet të kaluar. Përfituan para shtesë 850 mijë qytetarë me të drejtë vote me qëllim për ndikuar ose blerë haptazi votat e tyre.

Të gjitha këto shumë janë vetëm maja  ajsbergut të shumës së shpërndarë nëpër dorë në tregun zi të votës me destinacion direkt. Kriminelët elektoral paguajnë qytetarin që ia të mos ushtrojë të drejtën e votës, blerjen direkt të votës, ata paguajnë qytetarin që të votojnë partinë dhe kandidatin socialist. Të dhënat që kemi ne tregojnë se në tregun e zi, shume e blerjes së saj arrit nga 300 deri në 500 euro. Cila është shumë totale, është shumë vështirë të gjendet dhe ndoshta kurrë s’do mësohet. Euro gjatë fushatës arriti me lekun rekorde të ulëta. Burime kompetente na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojë vetëm hedhja për këmbim e disa qindra milion eurove. Kulmi shpërndarja  eurove e ka arritur në qarkun e Shkodrës. Fenomeni Doshi është, fenomeni dushku i vitit 2023. Blerja e votës me narko euro nën dorë është bërë në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja në Konispol, sipas vlerësimit bazuar në rënien e paprecedente të kursit, mund të arrijë në qindra e qindra milionë euro. Këto zgjedhje janë të blera sepse narko eurot u bënë diktuesi kryesor i rezultatit të tyre. nga buxheti i shtetit u përdoren 10 mld lekë rritje pagash, bonuse, janë të blera se po nga buxheti i shtetit u tenderuan dhe u disbursuan 12 mld lekë për qëllime të ndryshme. Me Edii Ramën zgjedhje nuk ka dhe se këtë çdo shqiptar që beson se shteti ligjor që ekonomia e tregut se e ardhmja garantohen vetëm votën e lirë duhet të bëjmë gjithçka për të larguar këtë armik të egër të shqiptarëve. Analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale e PD-së do jetë analizë e plotë e thelluar në përputhje me normat që kemi.