VENDORET/ Në katër bashki opozita humbi prej përçarjes, cilat janë ‘fronet’ lokale ku PD dhe BF të bashkuar mund të kishin fituar (SHIFRAT)

Këto zgjedhjet nuk patën histori, u mbyllën ende ‘pa filluar’. Fitorja e thellë e mazhorancës në 53 bashki nga 61 gjithsej, teksa opozita mori vetëm 7 dhe me fitoren e partisë minoritare MEGA në Finiq vërtetoi edhe një herë atë që sondazhet kishin parashikuar. Arsyet mund të jenë të shumta. Kryesorja është refuzimi që shqiptarët i bënë dyshes Berisha-Meta. Një rol, edhe pse jo parësor, luajti edhe përçarja e opozitës në dy fronte. Kjo u pa qartë dhe ndikoi drejtpërdrejtë, jo vetëm si frymë, në 4 bashki. Opozita në Mallakastër, Këlcyrë, Kuçovë e Finiq nëse do të kishte qenë e bashkuar mund t’i kishte fituar. Në këto katër bashki bashkimi i votave mund të sillte humbjen e Partisë Socialist dhe fitoren e kandidatëve të së djathtës. Prej kësaj lufte brenda llojit 'Bashkë Fitojmë' e Berrisha-Meta u dëmtuan në 3 bashki ndërsa Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt në një tjetër, kjo edhe për arsyen se PD kishte vetëm 14 kandidatë në 61 bashkitë e vendit. 

Bashkia Kuçovë
Nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, opozita do të kishte fituar në Kuçovë. Lefter Maliqi i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 6222 vota e ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD ka marrë 739. Pra nëse do ishin bashkë opozita do numëronte 6961 vota. Mirëpo në kushtet kur janë të ndarë, kandidati socialist ka Kreshnik Hajdari fituar me 6904 dhe ka fituar zgjedhjet me 49.79% të votave të vlefshme.

Bashkia Mallakastër
Në Mallakastër, e cila parashikohej të ishte një bashki me rivalitet, ka përfunduar dhe janë numëruar 50 nga 50 kuti me kandidatin e PS Qerim Ismailaj që ka fituar 48.4% të votave përkundrejt 45.9% të rivalit kryesor Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike. Ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha-Meta Resmi Shanaj mori një përqindje të rëndësishme me 5.7%. Pra, nëse votave të Agron Kapllanajt të Partisë Demokratike zyrtare që mori 5789 vota do t’i shtoheshin 735 votat e Resmi Shanajt të “Bashkë Fitojmë”, fitorja ndaj socialistëve do të ishte arritur me një diferencë prej 445 votash.

Bashkia Finiq
Në Finiq është treguesi më i qartë. Kandidati fitues, ai i Partisë MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen) ka fituar mandatin me vetëm 38.59% të vota (2272). Leonidha Hristo i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 1911 (32.46%)  dhe doli i dyti por nëse do të bashkoheshin votat që mori Leonidha Papa i Partisë Demokratike, që  siguroi 1705 vota, fitorja do të ishte shumë e thjeshtë për këdo nga kandidatët e së djahtës. Do të ishte arritur një fitore me 62%, me një diferencë prej 1344 votash ndaj kandidatit Romeo Çakuli të MEGA, që u mbështet edhe nga Partia Socialiste.

Bashkia Këlcyrë
Këlcyra është një tjetër bashki, ku “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike dëmtuan qartazi njëra tjetrën. Nga numërimi i 17 kutive rezultoi se kandidati socialist Klement Ndoni fitoi me 49.34% të vota ose 2019 vota. Por nëse 137 votat e Adriatik Spahiut të PD-së do të ishin bashkuar me 1936 votat e Arjan Kasajt të “Bashkë Fitojmë” do të arrihej një fitore me 54 vota diferencë, në favor të këtij të fundit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred Çatalli: 16/05/2023 13:28

    Po po po të kushte halla loqe do ishte xhaje o caje.

    Përgjigju
    • cakalli: 16/05/2023 18:09

      ke te drejte o zotri:po te kishte halla allate do i therrisnin halles daje por kshu e beri maloku shpellar: partija esht e imja e bej cte dua ...me vjen keq per demokratet e vertete qe ngelen peng i ketyre kapove si alibajga si shpellari me liken tani nuk ka shanc qe te behet ai vend po nuk gjeten njerez te rinje e serjoze e me shkolle te vertete ( jo si kerrici ) qe te hedhi posht kete klase politike te kalbur qe ne rreze un nuk kam votuar e nuk votoj por nqs se duhet te zgjedh ndermjet ketyre fytyrave te politikes tone shkoj e zgjedh te keqin me te vogel qe nuk esht pd e shpellarit dhe e alibajges

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës