I penduar dhe me lot në sy: Ne kemi punuar bashkë, nuk duhet të kisha arritur këtu! Burg 63-vjeçarit që vrau gruan në Durrës (VIDEO)

DURRËS - Duke shprehur pendesë dhe i përlotur ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Ruzhdi Tasuni, i cili më 26 shkurt vrau duke qëlluar me metrin metalik në kokë bashkëshorten Hajdije, 58-vjeçare në dyqanin e tyre të metrazheve në lagjen numër 12. Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, sot para togave të zeza ku dhanë masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj tij, tha se gjithçka ndodhi në moment, pas konfliktit që nisi në mëngjes mes tyre për disa borxhe, siç ai është shprehur. Në mesdite, situata agravoi, duke bërë që bashkëshorti të qëllojë për vdekje gruan e tij.

"Ne kemi punuar bashkë (ndërkohë qan) - nuk duhet të kisha arritur këtu", tha ai para gjykatësve.

Vajza e tij, Ana nuk ishte në seancë gjyqësore, ndërsa në një postim mjaft prekës për nënën e saj të ndjerë, ishte ai i Anës, vajzës së  Hajdije Tasunit, e cila shkroi pikëlluar për humbjen dhe sakrificat e nënës së saj për të rritur tre vajza.

Duke mos thënë asnjë fjalë për babanë e saj i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes, Ana tregoi për jetën e vështirë të nënës së saj, Dijes, një grua të zakonshme me fuqi të jashtëzakonshme siç ajo shprehej. Ana Tasuni la të kuptohet se nëna e saj ka kaluar një jetë të vështirë në 30 vite martesë, ndoshta e dhunuar nga bashkëshorti, kur tregoi se ka trokitur në shumë dyer, doktorësh e policësh për hallin e mamasë siç shprehet ajo dhe askush sipas saj nuk u shqetësua. 

"Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s'ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s'kam pse shqetësohem, dyer policësh që s'e gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë sime. Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana", shkruante vajza.

1583058448_ruzhdi.jpg

Autori Ruzhdi Tasuni sot para gjykatës

1582723752_gruajadurres.jpg

Viktima Hajdije Tasuni

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 02/03/2020 05:40

    Ruzhdinj, Alinj, Bedrinj, Muhametë, Qerremë, Kamberë e Baftjarë. Kudretë, Safetë, Idajetë, Bexhetë, Selamë, Bajramë, Nezhdetë, Demirë, Hajdarë e Bexhetë. Mahmutë Isufë Kadrinj, Imamë e Sulejmanë. Doni më emra shqiptarë?

    Përgjigju
  • kafsha FREDI: 01/03/2020 13:45

    nje bajge fshatare enveri pati te drejt qe i pengoj te vinin ne qytet,se qyteti esht i IMI personalisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!