Itali - Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve italiane për trafik drogePadova.

Shqiptari u kap në momentin kur po i shiste një dozë kokaine një 31-vjeçari vendas.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij policia gjeti 12 doza të tjera të së njëjtës substance.

Po ashtu policia sekuestroi edhe 360 doza lëndë narkotike të paketuara dhe një shumë prej 3,365 eurosh në para të gatshme, të ndara në kartëmonedha me prerje të ndryshme, që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.