Gjykata Kushtetuese, kryetarja përplaset me Gjykatën e Lartë/ Zaçaj angazhon 'Venecian' kërkon përgjigjen e 4 pyetjeve! Gjykata e Lartë nis procedurat për zëvendësimin e saj (DOKUMENT)

Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i mbaron mandati si gjyqtare në 10 mars 2025, por duket se ajo nuk pranon të largohet nga detyra dhe me një kërkesë tashmë i është drejtuar Komisionit të Venecias për t'i kërkuar opinion. Ndërkohë Gjykata e Lartë  me anë të një njoftimi bëri me dije sot se ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatën Kushtetuese, duke ia konsideruar të mbaruar mandatin zonjës Zaçe.

Në një reagim të djeshëm kryetarja e Gjykatës Kushtetuese bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të njihte 10 marsin 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare, porse sipas llogaritjeve të veta “si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”.

Në faqen e Gjykatës Kushtetuese është publikuar dhe kërkesa që Zaçaj i ka dërguar Venecias, duke i drejtuar edhe 4 pyetje. 

“Kam konsideruar t'i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.  Për sa më sipër, vlerësoj të parashtroj pyetjet si më poshtë vijon:

Pyetja nr. 1/ Cila do të jetë data e mbarimit të mandatit të atyre gjyqtarëve kushtetues për të cilët dispozitat kalimtare kushtetuese, neni 179, pika 3. i Kushtetutës, ka përcaktuar vetëm vitin e fundit të qëndrimit në detyrë (në rastin e znj. Holta Zaçaj viti 2025 dhe në rastin e z. Sandër Beci viti 2028)?

Pyetja nr. 2/ A mund të përdoret data e mbarimit të mandatit të plotë të gjyqtarit paraardhës si datë për llogaritjen e mbarimit të mandatit të gjyqtarit pasues, në skenarët e mëposhtëm: Në përgjithësi, për të gjithë gjyqtarët kushtetues, duke pasur parasysh përmbajtjen Kushtetutës? nenit 125, pika 3, dhe nenit 129. Në veçanti, për gjyqtarët mandatët e të cilëve mbarojnë në vite të përcaktuara, sipas nenit 179, pika 3, të Kushtetutës (2025 dhe 2028)?

Pyetja nr. 3/ Nëse një gjyqtar është zgjedhur për një mandat të plotë në referencë të shpalljes së vakancës dhe vendimit të organit të emërtesës për emërimin/zgjedhjen e tij, a mundet që ky mandat të kufizohet më pas për qëllim të respektimit të rregullit të përtëritjes së rregullt çdo tre vjet me një të tretën e trupës? Cili parim duhet të prevalojë në këto raste, ai i qëndrimit në detyrë për 9 vjet (mandati i plotë kushtetues) apo ai i përtëritjes së Gjykatës?

Pyetja nr. 4/ Nëse një gjyqtar emërohet/zgjidhet për një mandat të plotë me vonesë pas çeljes së vakancës (ndërkohë që gjyqtari paraardhës ka të drejtë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit) a do të ndikojë kjo vonesë në kohëzgjatjen e mandatit të tij kushtetues në kuptimin e shkurtimit të tij më kohën e vonesës nga shpallja e vakancës? Nëse ky mandat nuk shkurtohet, si zbatohet rregulli i rotacionit në një rast të tillë? A mund të zbatohet rregulli i përtëritjes së Gjykatës çdo tre vjet për më pak se tre gjyqtarë?”, thuhet në dokument. 

Ndërkohë Gjykata e Lartë, e cila dhe e ka emëruar zonjën Zaçaj, ka shpallur vendin vakant

Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ", ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese' thuhet në njoftimin e gjykatës së Lartë.

Lëvizja e papritur e zonjës Zaçaj erdhi pikërisht në ditën kur ajo, sipas ligjit, bazuar në parashikimet e Gjykatës së Lartë, do të duhej të kishte mbledhur anëtarët e Kushtetueses dhe të njoftonte organin e emërtesës për krijimin e vendit vakant, (jo më vonë se tre muaj përpara përfundimit të mandatit), ndërkohë që një muaj më parë për këtë duhet të kishte njoftuar edhe vet Gjykatën Kushtetuese.

Zaçaj u emërua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në janar të viti 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Por, sipas saj, “data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues”. Për këtë arsye sipas zonjës Zaçaj, nuk ka arsye pse mandati i pjesshëm që ajo ka marrë, duhet të përfundojë më 10 mars të vitit 2025.

Por në fakt emërimi i saj përfshihet në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, të reflektuara dhe në Ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë. Mandati i zonjës Zaçaj pasoi atë të ish anëtares Tusha, që pikërisht për të garantuar këtë ripërtëritje, me tre anëtarë në vitin 2025, u kufizua nga 9 në 8 vjet. Një formulë e mbështetur më vonë dhe nga Komisioni i Venecias. Eshtë për këtë arsye që dhe Gjykata e Lartë e konsideron, 10 marsin e vitit 2017, jo vetëm si datë kur përfundoi mandati i zonjës Tusha, por si fillimin e mandatit pasues 8 vjeçar.

Zaçaj preferoi të anashkalojë këtë procedurë të ndjekur posaçërisht për të siguruar raundin e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke u vënë në dukje se “duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”. Por në reagimin e saj publik gjyqtarja nuk saktësoi se cilave rregulla saktësisht ajo i referohej, për ta shtyrë mandatin e saj deri në fund të vitit të ardhshëm.
 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:46
Gjykata Kushtetuese/ Kur aplikoi për vendin vakant të Vitore Tushes, Holta Zaçaj e dinte që mandati i mbaronte në mars 2025 (DOKUMENT)

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, refuzon të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare, porse sipas llogaritjeve të vetë asaj “si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”

Por Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron dokumentin e firmosur nga vetë Holta Zaçaj ku ajo e dinte se mandati i mbaronte në mars 2025.

Zaçaj aplikoi për mandatin e mbetur 9-vjeçari që përfundon në mars 2025 të Vitore Tushes. Plotësimi i vendit vakant të krijuar nga Vitore Tusha filloi në vitin 2022, për të përmbushur pjesën e mbetur që përfundon në mars të vitit 2025.

Bëhet fjalë për një dokument të datës 25 shkurt 2022 drejtuar Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lënda: Kërkesë për shyrtim aplikimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për mandatin e mbetur të mandatit 9 (nëntë) vjeçar, që përfundon në muajin Mars 2025 se Znj. Vitore Tusha.

Dokumenti i datës 25 shkurt 2022

Të nderuar anëtarë,

Ju drejtohem me anë të kësaj kërkese për të shyrtuara aplikimin tim për anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për mandatin e mbetur të mandatit 9 (nente) vjeçar, që përfundon në muajin Mars, 2025 te Znj. Vitore Tusha në vijim te njoftimit për hapjen e procedures për aplikim të dates 31.01.2022

Bashkëngjitur kësaj kërkese do të gjeni formularët përkatës dhe dokumentacionin shoqërues, i cili mbështet dhe provon kualifikimin tim për plotësimin e kritereve të kërkuara ligjore.

Do të doja t'ju sqaroja se një pjesë e dokumentave shoqëruese janë kopje me vulën e Këshillit 12 Emërimeve në Drejtësi sipas dokuementave origjinale, të cilat janë në posedim të Këshillit te Emerimeve në Drejtësi për shkak të paraqitjes së tyre nga ana ime në kuadër të aplikimit tim për anetar të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant të Z. Gani Dizdari. Ju konfirmoj se informacioni në këto dokumenta nuk ka ndryshuar dhe për këtë shkak nuk ka qenë i nevojshëm rifresikimi apo rimamrja e tyre.

Sa më siper jam e gatshme për çdo sqarim ose plotesim që do të kërkohet nga ana juaj.
Me respekt. Holta Zacaj


 

 

 

Lajm ne perditesim... 

Ora 09:13
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj

TIRANË - Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi dje (10 dhjetor) se nuk ka ndërmend të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Për këtë ajo vendosi ti drejtohet me një kërkesë për opnion Komisionit të Venecias.

Megjithatë sot, me anë të një njoftimi Gjykata e Lartë bën me dije se ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatën Kushtetuese, duke njohur kështu vakancën pas mbarimit të mandatit të Zaçes.


Kryetari i Gjykatës së Lartë, në respekt të Kushtetutës, të ligjit nr. 8577/2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese ", ndryshuar me ligjin nr. 99/2016, të vendimit nr. 2, datë 16.01.2023 të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë dhe me përgjegjësinë e plotë për të përmbushur funksionin që i është ngarkuar, hap procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë e konsideron të përfunduar mandatin e Zaçes pas datës 10 mars 2025. Sipas Gjykatës së Lartë, njoftimi për mandatin aktual të Holta Zaçes është bërë në vitin 2021, ku thuhej se vendi vakant që krijohet pas largimit të Vitore Tushes (paraardhëse e Zaçes), së cilës i mbaroi mandati më 2017, zgjidhet gjyqtari i ri i cili qëndron në detyrë deri më mars të vitit 2025.Holta Zaçaj, vijon më tej njoftimi i Gjykatës së lartë, u zgjodh në 16 janar 2023 si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, 'me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025'. 

Kriteret për kandidatët e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese 
Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë, duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon:
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
c) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
a) vjetërsisë në profesion:
b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
c) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Lista e kandidatëve do të bëhet publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, t'u jepet mundësia të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Lajmi ne perditesim...

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dida: 11/12/2024 09:24

    Na rrofte qe kemi gjykate kushtetuese qe marrin gjithe ate page, dhe nga pafetesia e tyre i drejtohet konsionit ne Venecia ,nuk dine te llogarisen kohen e nderprerjes se mandatit turp, dhe nuk dine as te largohen nga funksioni.

    Përgjigju
    • DiPietro: 11/12/2024 12:51

      pra paska qene tapi e GjL jo e individit te gjuajtur me balten e mediave

    • Ehuu: 11/12/2024 10:44

      I dine mire ti llogarisin per veten e tyre. Po sa ulen ne ate karrige e bejne sikur e kan me tapi

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Me rroba të zeza dhe kapuç ky është autori që vendosi lëndën plasëse tek lokali 'The Boss' në Vlorë

Me rroba të zeza dhe kapuç ky është autori që vendosi lëndën plasëse tek lokali 'The Boss' në Vlorë