I përsosur? Jo! Lionel Messi e pranon vetë dobësinë e tij për të cilën duhet ende të punojë

I përsosur? Jo! Lionel Messi e pranon vetë dobësinë e tij për të cilën duhet ende të punojë

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi

Kur mendojmë për futbollin dhe për një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, një prej personave që na vjen ndër mend është argjentinasi Lionel Messi.

Nuk ka dyshim që ai është i pothuajse i përsosur dhe si dëshmi për këtë ka trofetë që ka fituar ndër vite me skuadrën e Barcelonës.

Por si çdo person tjetër edhe ai ka një dobësi, të cilën edhe ai vetë e pranon se ka nevojë të përmirësohet. Bëhet fjalë për penalltitë.

Do të doja të isha më efektiv tek penalltia. Por është e vështirë të punosh me to. Nuk është e njëjta gjë si t’i praktikosh në stërvitje. Mund të kesh një ide në kokën tënde për të cilën ke punuar, por është më e vështirë se sa duket. Edhe portieri ka të bëjë shumë.

Lionel Messi, futbollist

Herën e fundit që argjentinasi ka humbur një penallti ka qënë ndeshja kundër Islandës gjatë Kupën e Botës në Rusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë