TIRANE- Sot në familjen Dybeli në Laknasi i Tiranës, festohet ditëlindja e 27-të e Artesit. Që prej 21 janarit të vitit 2011, kjo është ditëlindja zyrtare e djalit që fati e shpëtoi mrekullisht, edhe pse dy plumbat e qëlluar nga godina e kryeministrisë përshkuan shpatullën dhe qafën e tij. Megjithëse është një prej dëshmimtarëve kryesore dhe i plagosur nga ngjarja e bulevardit të ndodhur katër vite më parë, Artesi prej kohësh nuk është thirrur nga organi i akuzës për të dhënë deponime lidhur me ngjarjen.
/Shqiptarja.com










