MEKSIKË - Një adoleshente është qëlluar 65 herë me thikë nga shoqja e saj sepse i postoi një foto lakuriq në “Facebook”. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 marsit në "Guamuchil" në Meksikën perëndimore. Autorja e krimit të rëndë është shoqja e saj 16-vjeçare, Erandy Gutierrez.
Adoleshentja u arrestua në varrimin e shoqes, dhe e pranoi krimin. Dy adoleshentet ishin shoqe të ngushta, por shoqëria e tyre u prish kur Anel Baez gjithashtu 16 vjeçe, postoi foton nudo të shoqes në rrjetin social “Facebook”.
Erandy Gutierrez kishte shkruar në “Twitter” këtë mesazh “Unë mund të jem shumë e qetë, por në kokën time, kam vrarë 3 herë”.
Një ditë, Anel Baez dëshironte të pajtohej me shoqen e saj, e ftoi në shtëpi por seanca e pajtimit u kthye në një dramë kur shoqja masakron shoqen e saj. Kufoma e masakruar e adoleshentes u gjet të nesërmen.
Ajo rrezikon të dënohet me 7 vjet heqje lirie në një qendër të specializuar në Meksikë.
Familja e viktimës nuk e pranon gjykimin dhe thotë që kjo vrasëse duhet të kalojë jetën e saj e burgosur sepse është një kriminele dhe duhet të dënohet më shumë.

(Në rreth të kuq viktima Anel Baez dhe djathtas shoqja e saj Erandy Gutierrez që e vrau duke e qëlluar 65 herë me thikë. Foto e postuar nga viktima në profilin e saj në Facebook ku shfaqet mjaft miqësore me shoqen e saj)
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com