Paraditen e sotme është aksidentuar në Fier autobusi që po transportonte ekipin e futbollit të Bylisit në drejtim të Lushnjes për ndeshjen e parashikuar për t’u zhvilluar sot në orën 14:00.
 
Një makinë tip Benz i ka prerë rrugën autobusit duke e aksidentuar, ndërsa nga përplasja lojtarët dhe stafi teknik kanë pësuar goditje të lehta, pa asnjë rrezik për jetën.
 
Pas aksidentit FSHF ka shtyrë zhvillimin e ndeshjes me 24 orë duke e shtyrë për ditën e martë në orën 14:00 në stadiumin “Roza Haxhiu”.

autobusi

autobusi

d.b/shqiptarja.com