I pret Shqipëria në Euro 24, Spalletti: Jemi Italia, njerëzit presin shumë nga ne

I pret Shqipëria në Euro 24, Spalletti: Jemi Italia, njerëzit presin shumë nga ne

Luciano Spalletti

Trajneri i Italisë në futboll, Luciano Spalletti ka folur në prag të miqësores që luhet nesër kundër Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai ka thënë se të gjithë presin shumë nga ekipi i tij, i cili është kampion Evrope në fuqi.

Italia nuk do e ketë të lehtë më 15 qershor në Dormtund, teksa e nis aventurën e Euro 2024 kundër Shqipërisë në orën 21:00.

“Nuk do të ketë kurrë momente qetësie për ne, sepse ne jemi Italia, ndaj duhet të kemi pritshmëri të larta nga Europiani. Edhe pse nuk duhet harruar që në Botërorin e fundit nuk ishim fare. Gjëja më e mirë është që të mos u themi djemve se fitorja e Euro 2024 është mundësia e vetme që kemi. Duhet të jemi seriozë”, u shpreh tekniku i kombëtares së Kaltër.

Në fund një koment për listën e 26 lojtarëve. “Nuk i zgjodha unë, janë ata që e meritonin këtë fanellë, unë thjesht zgjodha më të mirët."

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë