Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u vra nga Alban Voda, shprehen se gjyqtari i Gjykatës së Përmetit Dritan Hasani, në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatisin hapin e radhës për të nxjerrë të lirë killerin e Përmetit Alban Voda.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 mars 2017, ku ish-komando Alban Voda  vrau duke i prerë kokën 66 vjecarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë.

Ndërkohë familjarët e viktimës shprehen se  zyrtarët të drejtësisë po përdorin si formë për lirimin e Alban Vodës, përgatitjen e një raporti mjekësor.

Vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha i cili shprehet se nuk do ta lërë me kaq këtë çështje, kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetgjyqësisë.

Ngjarja e ndodhur në 5 mars të 2017, bëri bujë të madhe pasi ishte e padëgjuar dhe e paparë në këtë fshat vrasje e tillë. Alban Voda, për motive të dobëta goditi disa herë me thikë 66 vjecarin Nesim Hoxha duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ky veprim u konsiderua i ndërmarrë në kushtet e depresionit pasi ish komandoja i Afganistanit, ishte nën efektin e lëndëve psikotrope.


Alban Voda
Nesim Hoxha