Teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren në fillim deklaronte se ‘Inter ishte një skuadër jo e përmasave të tij’, por Kristjan Asllani jo vetëm që e përmbushi ëndrrën për të shkuar te zikaltërit, por edhe po impresionon pavarësisht se është ideuar si zëvendësuesi i Brozovic.
Pas golit të shënuar kundër Monaco-s në miqësore, mediat në Itali kanë folur me rradhë për 20-vjeçarin, i cili bie shumë në sy edhe për nivelin e lojës, por edhe për vendosmërinë që ka në fushë. I intervistuar nga kanali i klubit Asllani komentoi korin e tifozëve ndaj tij: “si tifoz i Interit gëzohem pamasë kur lavdërohem nga publiku”.
Shtatshkurtëri nga Elbasani la të kuptoj se përjetonte një ëndërr për faktin se 12 muaj më parë ishte një zëvendësues te Empoli. Madje sapo ishte bashkuar me skuadrën e parë. Më pas Asllani konkretisht u shpreh:
“Jam i lumtur që luaj dhe stërvitem me Brozovic dhe Barella. Dua të mësoj sa më shumë dhe shpejt nga shokët e skuadrës. Golat personal? Unë futem në fushë dhe vetëm mendoj për ndeshjet, por ne si klub kemi objektiv që të fitojmë kampionatin.”