I qëlloni fëmijët? Tani rrezikoni
të drejtën e prindërimit

I qëlloni fëmijët? Tani rrezikoni<br />të drejtën e prindërimit
TIRANE - Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve parashikon pezullimin e të drejtës prindërore në mënyrë të menjëhershme, në rast dhunë apo neglizhence ndaj fëmijëve.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi në Komisionin e Integrimit ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve.

Ministri theksoi se në bazë të këtij ligji, mësuesit, mjekët, apo edukatorët janë të detyruar të raportojnë dyshimet për dhunë ndaj fëmijëve, pasi në të kundërt do të pezullohen nga detyra.

Ministri Klosi theksoi se punonjësit dhunues apo fshehës të dhunës ndaj fëmijëve, i hiqet e drejta përjetë për të punuar me fëmije.

Gjithashtu, ligji parashikon për herë të parë sanksione të qarta për shfrytëzimin e fëmijëve në punë.

Sipas ligjit të ri, në çdo bashki të vendit do të ketë punonjës sociale që do punojnë me tre turne.

Pas raportimit në Komisionin e Integrimit, Blendi Klosi, pati një seancë dëgjimore me fëmijët e periferisë së Tiranës dhe nga rrethet, për sa i përket përmirësimit të ligjit dhe atë se çfarë kërkojnë vetë fëmijët.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois