Gjurmimi i një italo-marokeni që dyshohet se është rekrutuar në Shqipëri, çoi në zbulimin e celulës terroriste që rekrutonte ushtarë të ISIS, duke arrestuar dy shqiptarë (xhaxha dhe nip dhe një italo-maroken 20-vjeçar. Tre të arrestuarit në operacionin mes Italisë dhe Shqipërisë të koduar “Balkan Connection”, mbanin kontakt si nëpërmjet telefonit ashtu edhe përmes Facebook-ut, me Anas El Abboubi, një luftëtar italian me origjinë nga Maroku i cili aktualisht ndodhet në Siri. Bëhet fjalë për të njëjtin person të cilin autoritetet italiane e kishin arrestuar në korrik të vitit 2013 por që më pas ishte liruar nga Gjykata. Vetëm pak ditë para se të nisej në Siri, italo-marokeni kishte udhëtuar drejt Shqipërisë ku jetonte një prej ekstremistëve islamikë të dyshuar, të arrestuar nga grupi i antiterrorizmit. Dhe nga hetimet ky person rezulton pikërisht Alban Elezi nga fshati Rrakull i Kavajës, i arrestuar sot nga policia shqiptare pas urdhër arrestit ndaj tij nga Gjykata e Brescias në Itali. Hetuesi Esposito shpjegoi për mediat italiane se hetimet kanë nxjerrë në dritë një zinxhir rekrutimi në Shqipëri të terroristëve ndërkombëtarë.
Sipas hetimeve, gjithçka u zbulua nga gjurmimi i Anas El Abboubi me banim në Brescia, i cili ishte në listën e 65 luftëtarëve që ishin nisur në shtator të 2013-ës nga Italia për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri. Pas nisjes së Anas, një tjetër i ri italo-tunizian erdhi në Shqipëri për tu trajnuar në kampet e stërvitjes në vendin tonë për të mësuar se si të luftonte krah ISIS.
Alban Elezi 38 vjeç nga fshati Rrakull i Kavajës dhe nipi i tij akuzohen për rekrutimin e luftëtarëve me qëllim final terrorizmin. I arrestuari i tretë akuzohet për propagandë të terrorizmit përmes internetit.
/Shqiptarja.com