I riu në Tiranë thyen masën e arrestit dhe lëvizte pa patentë, braktis makinën pas ndjekjes, por arrestohet

I riu në Tiranë thyen masën e arrestit dhe lëvizte pa patentë, braktis makinën pas ndjekjes, por arrestohet

Makina me të cilën po lëvizte 24-vjeçari

TIRANE-Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit, pas denoncimit nga qytetarët, njësia Operacionale në aksin rrugor “Kopshti Botanik - Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi me inicialet D. Sh. nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e policisë në tentativë për t'u larguar.

Drejtuesi i mjetit rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë person Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi" për veprën penale të "Kanosjes me armë", të cilën i riu e kishte thyer.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dsquared: 29/01/2019 18:05

    ky polici qe ka shkruar fleten e gjobes ka lidhje me gjuhen shqipe aq sa ka lidhje skenderbeu me internetin.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin