Një 26-vjeçar me banim në Kavajë u arrestua nga policia pasi plagosi me armë gjahu një 60-vjeçar.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 05:15 të mëngjesit në qytetin e Kavajës, në një furrë buke. Për shkak të një konflikti pronësie -njofton policia - i riu me inicialet S.T plagosi me armë gjahu pronarin e furrës, E.K 60 vjeç.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia thotë se materialet procedurale i referoi në Prokurorinë e Kavajës për veprën penale "vrasje me dashje e mbetur në tentativë"