Në fshatin Turan të Tepelenës gjatë punës bujqësore një i ri ka nxjerrë në dritë disa gjetje arkeologjike. Në brendinë e një varri që zë një hapësirë rreth 2 metra katror duken disa mbetje skeleti njerëzore, monedha, enë metali dhe enë në qeramikë.

Ky zbulim, i gjendur rastësisht nga një banor i zonës mund të jetë pararendës i zbulimeve të tjera arkeologjike, vetëm 3.5  kilometra nga larg nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.  Ndërsa, në vijim pritet zëri i specialistëve të arkeologjisë për të dokumentuar edhe analizuar rëndësinë e këtyre gjetjeve.

Për zbulimin ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhës helenistike.

"Nëntoka vazhdon të na pasurojë me thesare trashëgimie. Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore.

Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike. Është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.

Specialistet e IKTK janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situates, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK. Ky proces do të realizohet në bashkepunim me specialistë të DRTK Gjirokastër.

Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM".

Profesor Et'hem Ruka kërkon që të ndërhyhet urgjentisht për të shpëtuar trashëgiminë arkeologjike në Turan të Tepelenës. "Nje banor i zones bashkefshatar dhe miku im, N K, me njoftoi se pak kohe me pare duke punuar me zetor zbuloi nje varr te vjeter qe mesa duket i takon shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se J. Krishtit. Ne varr u gjeten ene qeramike dhe monedha.

Falenderoj shume mikun tim NK qe nuk ka shperdoruar asgje nga gjetjet. Ai eshte nismetari i zbulimit dhe ruajtjes se kesaj trashegimie. Ka rrezik qe kjo varreze te shperdorohet nese nuk merren masa urgjente per konservim dhe germim, ndaj njoftuam te gjitha agjensite arkeologjike te cilat me shume mundesi do te nisen ne terren. Eshte e domosdoshme te ndergjegjesohemi per ruajtjen e trashegimise sone te pasur arkeologjike" shprehet ai.