'I riu po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore'?/Policia mohon lajmin: S'është e vërtetë! 20-vjeçari është mirë, e konfirmon mjeku

'I riu po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore'?/Policia mohon lajmin: S'është e vërtetë! 20-vjeçari është mirë, e konfirmon mjeku

Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar në disa media se një i ri, i arrestuar gjatë protestës, po mbahet në Komisariat në gjendje të rëndë shëndetësore. Një lajm i tillë kurrsesi nuk është i vërtetë, njofton Policia.

Referuar njoftimit zyrtar, i riu A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë e konfirmon dhe mjeku.

"Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se: Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale "“Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.

DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve", shkruan Policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 14/12/2020 08:10

    Ky është lajm gënjeshter e politikës së errët për të nxitur dhunë kunder policis së shtetit...!!! PD dhe LSI iu duhen ”kufoma” ....

    Përgjigju
  • Kriminela: 13/12/2020 22:17

    Nxirreni ne prononcim nese eshte me vertete mire, e keni ne interesin tuaj, kriminela. Apo dhe ky, si videoja e Klodianit qe nuk u pa kurre "arma" qe kishte.

    Përgjigju
    • Lala: 13/12/2020 22:51

      Kriminel LERE KLODJANIN TE PRET NE PAQE SE LAT NAM

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale