I rrezikohet jeta, Mali i Zi ndryshon procedurën për inagurimin e presidentit të ri pas kërcënimeve fizike ndaj tij
Milantoviç pasi fitoi zgjedhjet
Inaugurimi i presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviç më 20 maj do të mbahet në Podgoricë brenda kuvendit malazez. Sipas mediave malazeze ky vendim është marrë nga policia për shkak se në Cetinje, Milatoviçit mund t’i rrezikohet jeta.
Ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ai mori mbrojtje të përkohshme policore, e cila u kërkua nga Lëvizja Evropa Tani për shkak të frikës se ai ishte kërcënuar fizikisht. Ai vendim është marrë nga Qeveria dhe ka qenë i përkohshëm, me qëllim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë të përcaktonin se kush kërcënonte Millatoviçin. Sipas ligjit, vlerësimi i sigurisë bëhet nga ANB me kërkesë të policisë.
Kur merr presidencën, ai automatikisht bëhet person i mbrojtur.
Inaugurimi, gjegjësisht shpallja ceremoniale e presidentit në seancën e Kuvendit, është mbajtur në Vilën Rezidenciale në Cetinje. Në kryeqytet është edhe rezidenca e presidentit. Aty fillon çdo seancë e rregullt pranverore dhe verore e parlamentit, gjegjësisht mbahet seanca e parë.
Drejtoria e Policisë tha se është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të sigurisë së inaugurimit në Cetinje, si dhe përgatitjet për sigurimin e vendit të ngjarjes duke zbuluar se inaugurimi i presidentit të ri nuk do të bëhet sipas traditës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
78%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2405
Lajme të tjera
-
Gruaja që paditi 'trafikantin', historia e 67-vjeçares nga Velipoja që kërkoi drejtësi në Malin e Zi
13 Shtator, 20:23
-
Milanoviç dhe Milatoviç: Kroacia mbështet Malin e Zi drejt anëtarësimit në BE
4 Shtator, 17:43
-
Milatoviç: Dhënia e mandatit për Spajiç-in vendim i duhur, nuk do të flas më për formimin e qeverisë
2 Shtator, 17:32
-
Sulmohet Dritan Abazoviç? Mediat serbe: Konflikt brenda një diskoteke në Budva, ndërhynë efektivë të shumtë! Policia malazeze e mohon
21 Gusht, 09:20
-
Lideri i 'Evropa Tani' merr mandatin për formimin e Qeverisë në Mal të Zi
10 Gusht, 13:56
-
Pronari i biznesit në Mal të Zi dëbon familjen nga plazhi: I urrej myslimanët! Pasi u bë viral pretendoi se ishte montazh
9 Gusht, 09:55
-
Milatoviç: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi
6 Gusht, 19:20
-
Kriza në Mal të Zi, Gjukanoviç komenton Abazoviçin: E vetmja gjë me vlerë tek ai është se është shqiptar
3 Gusht, 18:26
-
Kriza në Mal të Zi, Milatoviç mbledh partitë politike! Nisin bisedimet për krijimin e qeverisë së re
31 Korrik, 09:39
-
Nisin zyrtarisht bisedimet për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi
20 Korrik, 22:01
-
Zonja e Parë e Malit të Zi kritikohet për veshjen, reagon Milatoviç: Nuk ka të bëjë me trupin, por me tekstilin
15 Korrik, 18:35
-
Ngrihet aktakuzë kundër 9 ish ministrave në Mal të Zi dyshohet se kanë dëmtuar buxhetit të shtetit 2.6 mln euro
4 Korrik, 15:05