I rrezikohet mandati, Ylli Shehu shfaqet në Londër, fjalim tek Partia Laburiste

I rrezikohet mandati, Ylli Shehu shfaqet në Londër, fjalim tek Partia Laburiste

Deputeti i LSI-së Ylli Shehu i cili u betua para dy javësh, duke thyer urdhrin e LSI e duke pranuar mandatin, mund ta humbasë atë për shkak të një gjobe të pa deklaruar. Mirëpo, duket se publikimet e fundit nuk e kanë ndryshuar axhendën e tij.

Ylli Shehu ka qenë sot në Londër ku është takuar me përfaqësues të Partisë Laburiste në Londër për multikulturalizmin ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Fjala e plotë e deputetit Shehu në takimin e Partisë Laburiste: 

Mirembrema zonja dhe zoterinj,

Unë jam Ylli Shehu deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Doja të filloja duke falënderuar kryetarin e panelit, Deputetin Keith Vaz, për ftesen në Leicester me rastin e këtij takimi shumë të rëndësishëm.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj anëtarët e panelit dhe kreun e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn.

Më lejoni gjithashtu të filloj duke shprehur keqardhjen per vdekjen e tmerrshme të 49 personave në Zelandën e Re.

Kjo tregon se sa e rëndësishme është që komunitetet të punojnë së bashku, të luten së bashku dhe të qëndrojnë së bashku në kohë krizash.

Zemrat e shqiptareve jane me te gjithe familjet e viktimave dhe te gjithe ju qe po vuani nga kjo ngjarje.

Kjo sallë është pasqyra më e plotë e diversitetit, ku të qënit të ndryshëm dhe të barabartë, ju bën ju më të fortë dhe shoqërinë tuaj një pikë referimi.

Në emër të popullit shqiptar, unë dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për bujarinë e shtetit e shoqërisë suaj për hapjen e dyerve tuaj për mijëra shqiptarë që kanë ardhur këtu qe pas viteve 90.

Ata jane integruar e kane begatuar fale politikave tuaja kurajoze dhe perfshirese. Shqiperia ju eshte perjete mirenjohese.

Shqiperia momentalisht po kalon nji kohe tranzicioni. 
Por ndajme me ju ne Mbreterine e Bashkuar lidhje te përbashkëta të miqësisë.

Ne duam të sigurohemi që të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe t'i forcojmë këto lidhje mes vendeve tona.

Unë dua të fokusohem tek sistemi yne arsimor, në veçanti, të zhvillojnë lidhje të forta miqësie midis vendeve tona.

Dhe shpresoj se do të jem në gjendje të kthehem në 
Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen dhe ta ndaj këtë ngrohtësi mes të dy palëve.

Faleminderit shumë për ftesën time dhe mezi pres që të vazhdoj të takohem me ju të gjithë dhe të ndajme qëllimet tona të përbashkëta.

Dhe nese ende nuk e keni vizituar Shqiperine, ju rekomandoj ta bejeni kete vere!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • What?!: 16/03/2019 23:38

    Po ku ca eshte imam apo deputet!..larg qofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja