Befas lexova nërpmejt FB nje lëtër të "Hapur" që i ishte dërguar Ismail Kadaresë nga shkrimtari Nasho Jorgaqi. U habitë posa kalova njëzetë rreshta të saj; dhe e pashë se flitej për një konkurencë krijimesh letrare: përkatësisht ,dy novela me të njëjtën teme. Pastaj e kuptova se nuk ishte një konkurencë, por thjesht një humbje arsyeje nga Jorgaqi. Habi e madhe, sesi ende vijojnë të godasin Kadarene, ata që ende nuk u besohët se ka rënë realizmi socialist... Megjithatë, për një gjë jam i sigurt, që atë s'e ka rrëzuar Ismail Kadarej; sepse edhe Bashkimin Sovjetik s'e ka rrëzuar Ismail Kadare, dhe as Perandorinë Turke s'e ka rrëzuar ky, edhe pse Kadare ka folur me stigmatizim dhe letrarisht kundër tyre. Por ajo që s'e kuptoj dot, që nga vitti 1973, është pyetja: keta sovjetikë apo otomanë, s'e kuptojne apo nuk duan ta kuptojnë.... që, kjo, esencialisht është përplasja e krijimit të lartë letrar me tiraninë, ideologjike, sidomos?

E pse të zgjatem: I Santi non si toccano ! 

Si ka mundësi që të "akuzosh” një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës sot, se "po pretendon me pa të drejtë që ka qënë disident" kundër regjimit tiranik të Tiranës, në një kohë që, kjo, s'i jep asnjë vlerë më shumë veprës së tij? Lertërsia nuk është dëshirë për të shkruar, kjo s'mafton: ajo është vlerë artistike që e merr vlerësimin mës arsyes komperative të modeleve të mëdhenj. Nuk e di se cfarë mund të jetë më e rëndë për një regjim, si ai i Tiranisë hoxha, sesa një roman si "Pallati i Endërrave". Pa dyshim që ky roman është një vlerë kombetare, në fillim, e mandej edhe botërore. Atje është stilizuar me art të madh Ferri hoxhian, por dhe ferri i të gjitha tiranive - më saktë, vetë “Komiteti Qëndror" dhe Enver Hoxha bashke me të . Nëse nuk e kuptojnë, të paktën ta shijojnë artistikisht...

Shumë vjetë përpara, ndoshta rreth vitit 1994, e kam takuar Kadarene në Hotel Dajti, pas nëntëmbëdhjetë vjetësh, dhe jo pa një ndenjë kureshjeje, i kam thëne: “Nga Pallati i Endërrave, ka dalë romani total që ke shkruar, dhe e ke titulluar Koncert ne Fund të Dimrit". Isha i sigurt për këtë, por nuk isha i sigurt për pohimin e autorit, sepse një pyetje si kjo nuk mund të lejoht t’ia bësh autoruit. Jane dy vepra këto që më kanë pëlqyer vecanërisht në lerëtsinë botërore. Por, për shume e shumë arsye, Ismali, ndenji disa sekonda, dhe pa ndrojtje dhe pa qejfmbetje më tha: "Po, nga ai ka dalë".

Me këtë dua të them se ka një kontinuitet kadareian në veprën e Ismail Kadaresë. Ato janë të lidhura, por kanë një specifikë të përbashket: tragjizëm dhe patriotizëm, histori univrsale dhe krijim tronditës që bashkon kohët – lashtësinë greke, mesjetën dhe kohët modernne . Por Jorgaqi më detyroi që të lexoja "Mjegullat e Tiranës", se kisha lënë ta lexoja në muajin Gusht…

Nuk u habita nga vlera artistike e kësaj novele , por nga një fakt tjetër: Tragjiku Shqiptar, paska edhe ky një Romeo e Zhilietë modrne... Sic duket kjo qënka një propensitet natyror (tendencë natyrore) e shkrimtarëve të mëdhenj.
Kurse Kritiku e "akuzonte" se kjo novelë është shkruar tani. Si ka mundësi të flitet për datën e shkrimit për një vepër arti? Madje, sipas tij kjo ka ardhur dhe “është shkruar tani” se "Kadareja kërkon padrejtësisht të tregohet disident kundër tiranisë Hoxha". Po ku ka disidencë kundër regjimit në këtë novelë ? A mund të krahasohet kjo novelë për kundërtinë e saj antitiranikë (që s’ka fare), sado e bukur që është, me Pallartin e Endërrave, apo me Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, apo me Kronikë në Gur, për të mos përmendur dhe shumë të tjera ? 

Nuk e kuptoj, përse nuk përmbahen dot ca shkrimtarë... . Pastaj, si mund të atakohet një shrimtar me staturë botërore, në një kohë kur vlera e tij sot, në një sens historik, nuk është fare më shume vlerë për të, sesa për vetë Shqiptarët. Pse këta njerëz duan t'ua zbehin shqiptarëve edhe nje vlerë të letësisë botërore që kanë në këtë kohë kaq të vështirë për historinë e tyre, nga naiviteti apo nga ligësia?

Gjithsesi, e pse duhet ta analizoj këtë? Mjafton shprehja që me mirëdashje dua t'iu them disave që kanë këtë tendence: I Santi non si toccano; sepse nuk humbet vlera e Shenjtorit, por ajo e atakuesit. Historia, në funskion te vlerës dhe antivlerës, nuk ka kursyer asnje njeri, kushdo që ka qënë ky ... Edhe nëse të ka marrë temën, kjo nuk është asgje: shumica e tragjedive shekspiriane kanë qënë shkruar para se sa t’i shkruante Shekspiri. Por, më e vështira për t’u kuptuar është fakti që kjo temë, paska qënë një ngjarje personale e vëtë Kadaresë…(?)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)