Firma ndërtimi, hotel, vila dhe tokë/ I sekuestrohen 12 milionë euro pasuri bosit fierak të kokainës, u kap në 2017 në Greqi

FIER-Gjykata ka vendosur të sekuestrojë 12 milionë euro pasuri të bosit shqiptar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës nga Turqia, Arjan Shanaj. Fieraku më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me grekun Thanasios Karatzounis pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro (shiko këtu).

E ndërsa Shanaj u arrestua në Greqi, autoritetet shqiptare nisën një hetim të plotë nga ku rezultoi se pasuritë me vlerë 12 mln euro që janë sekuestruar në emër të tij dhe familjarëve janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Shanaj së bashku me grupin që vepronte merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine. Policia thekson se aktiviteti kriminal i ushtruar nga Shanaj në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri ishte në gjurmim prej vitesh.

Pasuritë që iu sekuestruan bosit fierak të kokainës
• 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
• 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
• 2 vila trekatëshe;
• 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
• 3 apartamente banimi;
• 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
• 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
• 20 000 euro në llogaritë bankare;
• Një automjet me vlerë 40 000 euro;

Policia thotë se megaoperacioni policor “Furtuna”u bë i mundur në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Shanaj tani akuzohet për pastrim parash.

Por ai ka precedent edhe në Shqipëri. Në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë Shanaj u arrestua në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.

Më datë 18.07.2016 u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur A. Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”. Ndërkohë që në 2017 u arrestua në Greqi.

1572865383_arjanshanaj.jpg

Arjan Shanaj
Më poshtë videot e aksioneve të policisë greke në Korrik 2017

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tralala: 04/11/2019 13:01

    shakaja me e bukur qe kam degjuar te sekuestrosh pronat e arjanit hahaha..ashtu si i sekuestruan fatmir kajollit pronat ashtu do behet edhe me arjanin..thot mire populli cudia me e madhe tre dite zgjat...

    Përgjigju
  • erjon: 04/11/2019 12:23

    shum vonuat.ka dhe nje vile te vjeter ne krah te ETC mbrapa piramides apo do tia lini nja 2 gjera sa te ngrihet prap...fierak pozitiv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë

Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë