I sekuestruar, ERE licencon kompaninë që ka në përdorim Inceneratorin e Elbasanit për të prodhuar energji

I sekuestruar, ERE licencon kompaninë që ka në përdorim Inceneratorin e Elbasanit për të prodhuar energji

Inceneratori i Elbasanit

Inceneratori i Elbasanit do të prodhojë energji dhe tashmë shtë i licencuar edhe nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Në vendimin e ERE që mban datën 28 prill 2022, thuhet se ka qenë shoqëria “ECO - ELB”, e cila më 12 prill 2022, ka paraqitur kërkesën për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Centrali TEC (përpunimi i mbetjeve urbane), me kapacitet të instaluar 2850 kË. Kompania ka depozituar dokumentacionin përkatës.

Shoqëria “ECO - ELB”  ka shpjeguar se me mbarimin e licencës së shoqërisë “Albtek Energji” sh.p.k, për shkak të vendosjes nën sekuestro konservative të të gjithë aseteve të saj prej hetimeve që po zhvillon SPAK, nuk mundi të realizohej në kohë transferimi i centralit tek shoqëria “ECO - ELB”, shoqëri kjo e fundit e krijuar për zbatimin e detyrimit koncesionar të transferimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane.

Pas negociatave të zhvilluara mes kompanisë dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) e bashkive të qarkut Elbasan dhe shoqërisë “ECO - ELB” sh.a., janë zhvilluar takime dhe negocime të vazhdueshme për të bërë të mundur marrjen në përdorim të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike.

Negociatat përfunduan dhe më 28 mars u arrit nënshkrimi i kontratës së qirasë dhe tashmë ky impiant administrohet nga shoqëria me kapital publik “ECO -ELB”.

Kompania në kërkesën e saj për licencim thotë se gjatë periudhës dhjetor 2021 - mars 2022, situata e mbetjeve ishte dhe vijon të mbetet emergjente. Që prej 15 dhjetori 2021 është fikur impianti dhe që nga kjo datë mbetjet vetëm trajtohen në Landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike.

- Në këto kushte shoqëria “ECO - ELB” sh.a. bën me dije se e ka të domosdoshëm fillimin e menjëhershëm dhe pa vonesë të punës me kapacitet të plotë të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike. Ndodhur në kushtet e një situate emergjente, kjo shoqëri kërkon nga ERE pajisjen me licencë për prodhimin e energjisë elektrike me procedurë të përshpejtuar.

Në këto kushte Bordi i ERE-s vendosi të licencojë shoqërinë “ECO - ELB” sh.a., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë me kapacitet 2850 kË. Licencimi vlen për deri në datën 27 mars 2023. Bashkitë që janë aksionere në Eco-Elb janë ajo e Cërrikut, Përrenjasit, Gramshit, Elbasanit, Belshit apo Librazhdit. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale