I shiti italianit 53 kg marijuanë 5 ditë më parë, arrestohet 36 vjeçari nga Kavaja

I shiti italianit 53 kg marijuanë 5 ditë më parë, arrestohet 36 vjeçari nga Kavaja

SHKODËR- Pesë ditë pasi italianit iu gjetën  53 kilogramë marijuanë të fshehura në bombolat e gazit, është arrestuar personi që i ka shitur sasinë e drogës.

Burime zyrtare i thanë Shqiparja.com se në pranga ka rënë E. L., 36 vjeç banues në Kavajë.

Droga i gjet teksa italiani i identifikuar Cristino Trapani po tentonte të kalonte kufirinë në Muriqan, por dyshimet në gjatë intervistës e "nxorën zbuluar".

Njoftimi i plotë i policisë
Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për trafikim ndërkombëtar të 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga shitësi i lëndës narkotike, shtetasit italian i cili u arrestua 5 ditë më parë në pikën e kalimit kufitar Muriqan Shkodër në tentativë për të trafikuar drejt Italisë lëndën narkotike.

Në vijim të punës për dokumentimin ligjor të tentativës për trafikim të 53 kg  lëndë narkotike në drejtim të Italisë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarjeje. Pas një pune të mirëorganizuar, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore  rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë