“I shkon për shtat realitetit shqiptar”, regjisori i “Epsh dhe Lakmi”: Për pronën shkojnë deri në kafshëri!

Është ngjitur në teatër shfaqja “Epsh dhe Lakmi” e regjisorit Endri Çela, një shfaqje e cila i referohet individit të vetmuar, që përpiqet të kuptohet por nuk kuptohet; që përpiqet të gjej veten, të sigurojë jetën, mbijetesën; që e sheh veten të plotësuar kur kapet pas diçkaje materiale, në pamundësi për t'u kapur te njerëzit e tjerë. Vepra zbulon marrëdhënien atë-bir e parë nga kompleksi i Edipit; zbulon marrëdhënien e fortë të individit me pronën, e sidomos me tokën; ndjenjën e posesivitetit dhe pushtetit; frikën e plakjes dhe e të lënit gjithçka.

I ftuar në “Rreze Dielli”, së bashku me aktorët Urim Aliaj dhe Anxhela Dervishi, regjisori Endri Çela thotë se kjo është shfaqja më e guximshme që ka ngjitur në teatër.

Më pëlqejnë sfidat, gjërat e thella, që kanë shumë për të thënë dhe jo ato sipërfaqësore, por ata që zbulojnë individin, qenien njerëzore, kjo shfaqje arrin të shkojë deri te antikiteti grek, te instikti. Ndihen ndjesitë shumë tronditëse të cilat më ngacmojnë dhe dua t’i sjell edhe te publiku. Këta janë personazhe komplekse dhe shumë shqiptarë. I shkon për shtat realitetit tonë sepe aty flitet për pronën, ne vrasim për pronën, dhe aty vritet për pronën, flasim për njeriun që shkon deri në kafshëri, aty personazhet janë të tillë.”, shprehet regjisori i ri.

Megjithatë Endri thotë se publiku shqiptar është mësuar të ndjekë vepra të cilat janë kryesisht komedi sipërfaqësore, pa mesazhe të thella sociale, që mbesin në kuadrin e argëtimit dhe ngre shqetësimin që njerëzit duhet të mësohen të mbushin teatrin, aty ku vepra ‘godet’ në thellësi të problemeve të shoqërisë.

VIDEO/Intervista e plotë në 'Rreze Dielli' me regjisorin Endri Çela dhe aktorët Urim Aliaj Anxhela Dervishi

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale